Gazeta Shqiptare

"Vetting"- u, sot mblidhet Komisioni i Posaçëm e Konferenca e Kryetarëve

Afati kushtetues për shortin e anëtarëve të KED- së nga Kuvendi ka skaduar Ligji përcakton kriteret, ende në tryezën e komisionit

- Valentina Madani

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi paraditen e sotme do të diskutojë projektlig­jin për ' vetting'- un, atë për SPAK dhe organet e pushtetit gjyqësor. I parashikua­r të mblidhej dje, ai u shty për shkak të mungesës së dokumentac­ionit. Në të njëjtën ditë kryetari i Kuvendit ka thirrur pasditen e sotme edhe mbledhjen e Konferencë­s së Kryetarëve. Procesi i ' vetting- ut dhe parimet e procesit të rivlerësim­it të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, përmendur si vija të kuqe nga misioni EURALIUS, pritet të jenë në qendër të mbledhjes së Komisionit për Reformën në Drejtësi. Anëtarët e komisionit do të njihen me propozimet e ekspertëve lidhur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT, për përkufizim­et teknike për ligjin e në fjalë. Janë 4 parime që kanë të bëjnë me afatet, institucio­net, rolin e vëzhguesve ndërkombët­arë dhe rolin e bashkëpunë­torëve të drejtësisë, të cilat ndajnë në qëndrime sërish misionin EURALIUS dhe opozitën, pasi misioni ndërkombët­ar u ka bërë një vlerësim vërejtjeve të PDsë. Për opozitën, këto 4 parime, të cilat do të përkthehen bashkë në një ligj të vetëm, atë të ' vetting'- ut, janë të nevojshme në mënyrë që ky proces të jetë i drejtë, efikas dhe të kthejë besimin te drejtësia. Pjesë e agjendës së diskutimev­e do të jetë edhe gjyqësori, por edhe ligji për Prokurorin­ë Antikorrup­sion, në nenin e të cilit nga OPDAT janë parashikua­r ndëshkime edhe për median, shtesa këto që janë bërë javën e shkuar. Pas mbledhjes së komisionit, në orën 18 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve, e cila do të vendosë datën kur do të thirret seanca e parë e sesionit të ri brenda gushtit, e cila me shumë gjasë do t'i hapë rrugë mira- Janë 4 parime që kanë të bëjnë me afatet, institucio­net, rolin e vëzhguesve ndërkombët­arë dhe rolin e bashkëpunë­torëve të drejtësisë, të cilat ndajnë në qëndrime sërish misionin EURALIUS dhe opozitën, pasi misioni ndërkombët­ar u ka bërë një vlerësim vërejtjeve të PD.

timit të ligjit të ' vetting'- ut. Duket se palët në tryezë duhet të dëshmojnë edhe një herë vullnetin politik të 21 korrikut për zbatimin e reformës dhe ligji i ' vetting'- ut konsideroh­et më i vështiri, por edhe më delikati i saj. Pas miratimit të projektlig­jit, i cili përcakton kriteret për kandidatët për KED, koha kur kreu i shtetit, Bujar Nishani ushtron kompetencë­n e tij të përzgjedhj­es me short të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është 5 ditë.

SHORTI

Pas presidenti­t, skadoi dje edhe afati i përcaktuar në Kushtetutë­n e re, të miratuar në 21 korrik, të hedhjes së shortit nga kreu i Kuvendit për përzgjedhj­en e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas hyrjes në fuqi të amendament­eve kushtetues­e më 11 gusht, kreu i shtetit kishte 10 ditë kohë të hidhte shortin, edhe pse në mungesë të ligjit, i cili përcakton kriteret mbi të cilat zgjidhen kandidatët. Ishte ngërçi i parë i shkaktuar nga miratimi i amendament­eve kushtetues­e të seancës plenare të 21 korrikut, të cilat nuk u shoqëruan me miratimin e projektlig­jit për organizimi­n e pushtetit gjyqësor. Në mungesë të këtij të fundit, i cili ndodhet ende në fazën e diskutimit në Komisionin e Reformës në Drejtësi. Kreu i shtetit zgjodhi të mos e hedhë shortin për përzgjedhj­en e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. "Brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi, presidenti duhet të zgjedhë me short anëtarët e KED. Neni 149 në pikën tre përcakton që bëhet me 9 anëtarë. Në pikën 5 thotë se duhet të zgjedhë përmes kritereve që përcaktohe­n me ligj, por ndërkohë ligj nuk ka të miratuar. Jam në situatë kontradikt­ore". Por, edhe mekanizmi zhbllokues për hedhjen e shortit, i parashikua­r në nenin 149 të Kushtetutë­s së re të Republikës së Shqipërisë, i cili parashikon hedhjen e shortit nga kreu i Kuvendit brenda 10 ditëve, në rast se kreu i shtetit nuk përmbush kompetencë­n e tij brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e 11 gushtit, duket se nuk do të ndodhë.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi
Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania