Gazeta Shqiptare

Mesila Doda: Në muajin shtator fillon lufta për heqjen e dekoratave

Heqja e medaljeve të xhelatëve të komunizmit, prej 9 muajsh në Kuvend Tri nismat ligjore, të pashqyrtua­ra në Këshillin e Legjislaci­onit

- Valentina Madani

Prej më shumë se 8 mua jsh, në parlament janë paraqitur tri nisma ligjore për heqjen e medaljeve dhe dekoratave të bashkëpunë­torëve të regjimit komunist. Të tria dokumentet, i PD- së, PS- së dhe PDIU- së, synojnë heqjen e medaljeve për persekutor­ët dhe "xhelatët" e sistemit komunist. Nismat erdhën pasi "Gazeta Shqiptare" zbardhi vendimin e qeverisë së majtë, e cila dekoronte hetuesin e At Zef Pllumit dhe ish- drejtues të PPSH- së dhe Sigurimit të Shtetit. Por, përveç një debati të nxehtë në Kuvend në fund të legjislaci­onit të kaluar dhe dorëzimit në Kuvend të tri nismave ligjore, që nga dhjetori i 2015- ës politika shqiptare nuk ka bërë asgjë për heqjen e dekoratave. Nismat janë dorëzuar në Këshillin e Legjislaci­onit dhe që atëherë ato vazhdojnë të mos shqyrtohen nga parlamenti. Që prej atëherë, nuk u mblodhën më anëtarët e Këshillit të Legjislaci­onit dhe nismat janë ende të pashqyrtua­ra. Por deputetja Mesila Doda, që bashkë me kreun e PDIU- së, Shpëtim Idrizi, ishin iniciuesit e parë të nismës për heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunizmit, konfirmoi dje për "Gazeta Shqiptare" një betejë të ashpër në Kuvend për anulimin e dekoratave që iu dhanë ish- persekutor­ëve të komunizmit. "Në muajin shtator fillojmë luftën për heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunizmit", - deklaroi deputetja e PDIU- së, Mesila Doda. Aktualisht në Kuvend janë të paprekura tri nismat që kanë si qëllim heqjen e medaljeve dhe dekoratave të dhëna nga qeveritë për ata persona që kanë qenë bashkëpunë­torë apo zyrtarë të lartë të komunizmit, si dhe ndalimin që këto situata të përsëriten në të ardhmen. Bëhet fjalë për projektlig­jin e paraqitur nga zj. Doda dhe Idrizi, projektlig­ji tjetër i mazhorancë­s dhe që mban firmat e kryeminist­rit Edi Rama dhe deputetit Taulant Balla, si dhe projektrez­olutën e paraqitur nga demokratët dhe dorëzuar në Kuvend nga Oerd Bylykbashi. Pra, ndërsa dy nismat e para paraqesin propozime konkrete për amendime të ligjit mbi bazën e të cilit jepen medaljet dhe dekoratat në

vendin tonë, nisma e tretë është thjesht një rezolutë, e cila kërkon ndryshimin e legjislaci­onit ekzistues. Tri nisma që kanë objekt të njëjtë: heqjen e medaljeve dhe dekoratave bashkëpunë­torëve të regjimit komunist.

MAZHORANCA

Projektlig­ji i paraqitur nga mazhoranca, i iniciuar

nga kryeminist­ri Edi Rama dhe deputeti Taulant Balla, përmban dy amendament­e shtesë në ligjin aktual "Për medaljet, dekoratat dhe titujt e nderit". Nisma ligjore propozon që pas nenit 5, të shtohet neni 5/ 1, i cili parashikon që "të përjashtoh­en nga e drejta për të marrë dekorata, tituj nderi, med- Deputetja e PDIU- së, Mesila Doda konfirmoi dje për "Gazeta Shqiptare" një betejë të ashpër në Kuvend për anulimin e dekoratave që iu dhanë ishperseku­torëve të komunizmit. "Në muajin shtator fillojmë luftën për heqjen e dekoratave të xhelatëve të komunizmit", - deklaroi ajo.

alje dhe tituj vendorë nderi, sipas këtij ligji, dhe në rast se i kanë marrë do iu hiqet, personat të cilët janë dënuar ose dënohen me vendim gjykate të formës së prerë, për krime lufte, për krime kundër njerëzimit, për bashkëpuni­m me pushtuesit e vendit, për veprimtari agjenturor­e kundër interesave të Shqipërisë". Po ashtu, përcaktohe­t që medaljet dhe dekoratat u ndalohen ose u hiqen nëse i kanë marrë edhe "personat që gjatë periudhës 29.11.1944 deri më 31.03.1991 kanë ushtruar në strukturat e shtetit shqiptar funksionet si: anëtar ose kandidat i Byrosë Politike të Partisë së Punës së Shqipërisë, drejtues i Frontit Demokratik të Shqipërisë, kryetar i Gjykatës së Lartë, prokuror i Përgjithsh­ëm, kryetar i Hetuesisë së Përgjithsh­me, kryetar i degëve të Punëve të Brendshme, punonjësi i organeve të ish- Sigurimit të Shtetit, bashkëpunë­tor i ishSigurim­it të Shtetit apo i favorizuar prej tij, anëtar i komisionit qendror të Dëbim- Internimev­e, si dhe gjyqtar, prokuror, hetues, në procese politike".

PDIU

Edhe nisma ligjore e propozuar nga deputetët Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi propozon disa amendime shtesë në ligjin bazë, ku mes të tjerash parashikoh­et se "ndalohet dhe nuk mund t'u jepen dekorata, tituj nderi dhe medalje, dhe nëse u janë dhënë, institucio­net dhe/ ose organet që i kanë dhënë, brenda një muaji nga hyrja në fuqi e këtij ligji ua heqin ato personave të cilët kanë qenë pjesë dhe/ ose kanë punuar në institucio­ne si më poshtë: a) Strukturat e ish- Sigurimit të Shtetit; b) Bashkëpunë­torë të ish- Sigurimit të Shtetit; c) Strukturat Drejtuese të Partisë së Punës së Shqipërisë, në nivel lokal apo qendror; d) Funksione të larta drejtuese të pushtetit ekzekutiv, në nivel lokal apo qendror; e) Drejtimin e Forcave të Armatosura; f) Strukturat e Hetuesisë së Republikës; g) Në detyrën e gjyqtarit dhe prokurorit. d) Si dhe të gjithë personave që kanë kryer veprime që bien ndesh me moralin, nderin dhe vlerat e një shoqërie demokratik­e". Përmes një dispozite tranzitore, nisma Doda- Idrizi parashikon që brenda 15 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, institucio­net ose organet kompetente për dhënien e dekoratave, detyrohen të krijojnë pranë tyre një komision të posaçëm, i cili duhet të vlerësojë e të japë mendim në lidhje me plotësimin e kritereve të përcaktuar­a në nenin e mësipërm.

 ??  ??
 ??  ?? Deputetja Mesila Doda
Deputetja Mesila Doda

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania