Gazeta Shqiptare

Identifiko­het shënjestra e sulmit te "Rruga Kavajës"

Nelgert Pata dhe babai i tij, Astriti, të dënuar në vitin 2009 për shfrytëzim prostituci­oni 34- vjeçari u zhduk pas ngjarjes, në kërkim edhe autorët

- Xhensila Kodra

Policia e Tiranës ka identifiku­ar dhe ka shpallur në kërkim personin që u shpëtoi mrekullish­t të shtënave, ngjarje kjo e ndodhur dy ditë më parë tek "Rruga e Kavajës", në Tiranë. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se personi i cili mbeti i lënduar lehtë është 34- vjeçari nga Tirana, Nelgert Astrit Pata, person me precedentë të mëparshëm penalë. Identifiki­mi i tij u bë në bazë të pamjeve të kamerave të sigurisë të një biznesi në vendin ku ndodhi ngjarja, si dhe të disa bizneseve të tjera përreth. Dy ditë më parë, policia tha zyrtarisht se ndaj të riu, një person qëlloi me armë zjarri pistoletë, ku Pata mundi të shpëtonte mrekullish­t. Plumbi la një vrimë në xhamin e biznesit, ndërsa burime të uniformave blu sqaruan se 34- vjeçari ka marrë vetëm një plagë të lehtë në trup nga ciflat e xhamit, për shkak se në vendin e ngjarjes u gjetën edhe disa njolla gjaku. Në momentin që ndodhi ngjarja, policia raportoi se kanë qenë tre persona, të cilët fillimisht kanë qenë duke u konfliktua­r me njëritjetr­in, ndërsa më pas njëri prej tyre qëlloi me pistoletë ndaj 34- vjeçarit. Menjëherë pas kësaj, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Pata nuk është paraqitur në asnjë spital për të marrë ndihmë mjekësore. Gjithashtu, uniformat blu të kryeqyteti­t janë duke punuar për identifiki­min dhe vënien në pranga të au- torëve të tjerë, të cilët u përfshinë në këtë konflikt. "Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës ka referuar materialet në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e po punohet për kapjen e shtetasit N. P., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas dyshohet të ketë marrë një gërvishtje të lehtë, por nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore", thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës. 34- vjeçari akuzohet për veprën penale "Përkrahja e autorit të krim- it". Ndërkaq, vetëm pak minuta pas ngjarjes, policia tha se kishte shoqëruar dy shtetas kosovarë si persona të dyshuar. Ata ishin Flamur Hoti dhe Anton Azizi, përkatësis­ht 26 dhe 31 vjeç. Burimet e sipërpërme­ndura sqaruan se nga hetimet rezultoi se asnjëri prej tyre nuk kishte lidhje me ngjarjen, ndërsa Hoti u arrestua pasi iu gjet dhe bllokua 1.6 gr kanabis sativa.

PRECEDENTI

Në vitin 2009, Nelgert Pata dhe babai i tij Astriti

rezultojnë të jenë dënuar me 31 vite burg dhe 13 milionë lekë gjobë nga Gjykata e Krimeve të Rënda për trafik femrash për qëllime prostituci­oni. Ata janë shpallur fajtorë për shfrytëzim­in e dy femrave. Ndërsa për shfrytëzim­in e një shtetaseje me emrin Brunilda, e paidentifi­kuar, gjykata e shpalli të pafajshëm të Nelgert Patën, për mungesë provash dhe faktesh. Në tetor të 2005- ës, babë e bir janë akuzuar se kanë trafikuar një femër me emrin Albiona Ndreca, nënë e

një fëmijë të vogël. Ata nuk i kanë pranuar akuzat e prokuroris­ë, duke u shprehur se nuk kanë lidhje me asnjë rast të trafikimit. Babë e bir u arrestuan në vitin 2006, pasi nga Norvegjia kishte mbërritur një letër- porosi, ku një person me emrin Silvana Kalemi i akuzonte për trafikim dhe prostituci­on. Kalemi ka rrëfyer se ishte mashtruar nga Astrit Pata për martesë. Në fillim, ai e kishte dërguar Kalemin në Greqi, ndërsa djali, Nelgert Pata e ka trafikuar atë drejt Norvegjisë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania