Gazeta Shqiptare

Arrestohet 25- vjeçarja e dënuar me 7 vite burg për mashtrim

E reja mashtronte me qiratë e banesave

-

Një

25- vjeçare nga Tira na ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ishte dënuar me 7 vite burg, për veprën penale "Mashtrim" i kryer në bashkëpuni­m. Bëhet fjalë për Xhuljana Fahri Çami, e cila u arrestua nga efektivë të komisariat­it numër 3 në kryeqytet. Mësohet se e reja, së bashku me motrën e saj Enduina Çami, gjatë vitit 2011 kishin mashtruar persona të ndryshëm duke u dhënë banesa me qira, ndërkohë që këto banesa ishin marrë me qira edhe nga vetë ato. Nga hetimet ka rezultuar se të dyja motrat kanë

NJOFTIMI I POLICISË

Me anë të një njoftimi zyrtar nga ana e policisë së Tiranës u raportua: "Më datë 22.08.2016, specialist­ët e komisariat­it të policisë Nr. 3, Tiranë, bënë të mundur kapjen e shtetases në kërkim Xhuljana Fahri Çami, 25 vjeçe, banuese në Tiranë. Këtë shtetase, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 7 vitet burg për veprën penale ' Mashtrim' i kryer në bashkëpuni­m".

marrë disa apartament­e në disa zona të ndryshme të Tiranës, si tek "Rruga e Elbasanit", zona e "21 Dhjetorit" dhe më pas ua linin me qira disa personave të tjerë

në po të njëjtën kohë. Ato merrnin nga të dëmtuarit kapar ose qiranë për një vit dhe më pas zhdukeshin pa lënë asnjë gjurmë. Në të gjitha rastet e mashtrimit, vajzat gënjenin se apartament­et që ato linin me qira kanë qenë në pronësi të tyre apo të familjarëv­e të tyre, ndërkohë që vetë këto apartament­e i kishin marrë me qira nga pronarët e vërtetë. Po ashtu, nga hetimet ka rezultuar se të dyja motrat prezantohe­shin si emigrante në Amerikë apo edhe në vende të ndryshme të Europës. Pasi vajzat merrnin shumën e parave nga të dëmtuarit dhe largoheshi­n pa lënë asnjë gjurmë, u dërgonte aty- re një mesazh në telefon duke u thënë se ishin familjarë të dy vajzave dhe se ato kishin pësuar aksident jashtë vendit e ndodheshin në gjendje të rëndë. Për të gjithë këtë skenë mashtruese, Gjykata e Tiranës e dënoi me 7 vite burg 25- vjeçaren Xhuljana Çamin dhe me 5 vite burg motrën e saj, Enduinën.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania