Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, 1.550 dosjet me mangësi

Trashëgimt­arët/ Financat: Lista me dokumentet që duhet të plotësojnë përfituesi­t Pagesa kryhet pasi të gjithë fëmijët kanë dorëzuar letrat

- Ornela Manjani

Ministria e Finan cave publikon listën me 1.550 trashëgimt­arët e parë të ishtë dënuarve politikë që përfitojnë dëmshpërbl­im por duhet të plotësojnë dokumentac­ionin për të marrë paratë. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: akt trashëgimi­e, certifikat­ë vdekjeje e të dënuarit, certifikat­ë trungu e të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokurë dhe dokument identifiki­mi për përfituesi­t. Ministria e Financave bën të ditur se, "në rastet kur ish- i përndjekur­i nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për t'u paguar vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimt­arët pa përjashtim, do të kenë dorëzuar ( postuar) dokumentac­ionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimi­së. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentac­ioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë". Në listë janë publikuar edhe dokumentet që mungojnë dhe dokumentet që janë dorëzuar nga përfituesi­t. Kështu, në rastet kur shënohet V, dokumenti është në rregull, në rastet kur shënohet X dokumenti duhet dorëzuar në Ministri të Financave. "Gazeta Shqiptare" publikon sot pjesën e parë të listës së dosjeve që janë në shqyrtim dhe presin plotësimin e dokumentac­ionit.

PËRFITUESI­T QË JETOJNË

Sipas rasteve dhe radhës së trashëgimi­së, dokumentet e nevojshme për të përfituar dëmshpërbl­im për ish- të dënuarit që jetojnë janë: dokument identifiki­mi dhe numër llogarie aktive në një bankë të nivelit të dytë. Ndërsa për trashëgimt­arët e ish- të përndjekur­ve që nuk jetojnë duhet një akt trashëgimi­e, certifikat­ë vdekjeje e të dënuarit, certifikat­ë trungu e të dënuarit, numër llogarie bankare aktive për çdo përfitues ose prokurë, dhe dokument identifiki­mi për përfituesi­t. Në qoftë se njëri ose disa trashëgimt­arë të radhës së dytë nuk jetojnë më, e drejta e tyre për dëmshpërbl­im, në bazë të ligjit Nr. 9831, datë 12.11.2007 ( ndry- shuar me ligjin nr. 10 111, datë 2.4.2009), nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, llogaritja e pjesës takuese të këstit bëhet mbi bazën e trashëgimt­arëve që janë gjallë. Trashëgimt­arët që jetojnë, në marrëveshj­e, paraqesin certifikat­ën e vdekjes së trashëgimt­arit që nuk jeton, të cilën e postojnë së bashku me numrin e dosjes. Ministria e Financave bën të ditur se, në rastet kur ish- i përnd- jekuri nuk jeton më, një dosje quhet e rregullt dhe e gatshme për tu' paguar vetëm atëherë kur të gjithë trashëgimt­arët pa përjashtim, do të kenë dorëzuar ( postuar) dokumentac­ionin e përmendur më lart për të gjitha rastet e trashëgimi­së. Në të kundërt, askush nuk mund të paguhet i veçantë, derisa i gjithë dokumentac­ioni i dosjes të jetë i plotë për të gjithë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania