Gazeta Shqiptare

Krerët e ' Vetëvendos­jes' marrin nënshtetës­i shqiptare

Presidenti jep dekretin për Visar Ymerin, Albin Kurtin, Glauk Konjofcën, Aida Dërgutin, Dardan Molliqajn dhe Liburn Aliun Pasaportat shqiptare, si përgjigje për deportimet

-

Krerët e lëvizjes ' Vetëvendos­je' janë pajisur me pasaportën e Shqipërisë. Zyrtarët e ' Vetëvendos­jes' që kanë përfituar nënshtetës­inë e shtetit shqiptar me procedurë të shpejtë janë kryetari i lëvizjes, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjofca, Aida Dërguti, sekretari organizati­v Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë, Liburn Aliu. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i ' Vetëvendos­jes', Frashër Krasniqi, i cili ka shtuar se krerët e VV- së nënshtetës­inë e kanë marrë me dekret nga presidenti Bujar Nishani. Mediat kosovare kanë shkruar se shteti shqiptar ata i ka pajisur me pasaporta si përgjigje për deportimet e aktivistëv­e të kësaj lëvizjeje nga Kosova në Shqipëri. "Para pak muajsh, autoritete­t e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të lëvizjes ' Vetëvendos­je', sepse kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportua dhe iu ndalua hyr- ja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme, ndërsa Arbër Zaimit iu caktua një masë më e lehtë, duke mos iu lejuar hyrja në Kosovë për dy muaj", shkruan "Periskopi", duke vazhduar tutje se ky portal nga burime brenda lëvizjes ' Vetëvendos­je'

mëson se këtyre masave të autoritete­ve kosovare, Shqipëria i është përgjigjur duke u dhënë nënshtetës­inë shqiptare krerëve të ' Vetëvendos­jes'. "Zyrtarët e ' Vetëvendos­jes' që kanë përfituar nënshtetës­inë e shtetit shqiptar me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizati­v i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i kryesisë, Liburn Aliu. Në anën tjetër, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që t'i ndalonte hyrjen në Kosovë pa kufizim kohor, artistit Bashkim Rodoni, vetëm për shkak të pjesëmarrj­es në protestat e ' Vetëvendos­jes'. Jo shumë kohë më parë, e njëjta masë iu shqiptua edhe Dejona Mihajlit, po ashtu aktiviste e lëvizjes ' Vetëvendos­je'", shkruan portali. Deri sot nuk kemi pasur ndonjë reagim nga shteti shqiptar për këto veprime të Qeverisë së Kosovës, por ditët e fundit, sipas këtij burimi, Shqipëria ka bërë një akt simbolik që mund të merret si përgjigje ndaj Qeverisë së Kosovës. Mediat kosovare kanë shkruar se shteti shqiptar, i ka pajisur ata me pasaporta si përgjigje për deportimet e aktivistëv­e të kësaj lëvizjeje nga Kosova në Shqipëri. "Para pak muajsh, autoritete­t e Kosovës kishte larguar nga Kosova dy aktivistë të lëvizjes ' Vetëvendos­je', sepse kishin shtetësi shqiptare".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania