Gazeta Shqiptare

Grabitet banesa e biznesmeni­t Jani Bolloko, në kërkim autorët

Bastiset edhe një banesë në Ksamil, sulmohet turisti italian në Sarandë 42- vjeçari: Autorët morën kasafortën me 40 mln lekë

-

Sezoni turistik ka pa suar me një seri gra bitjesh në Sarandë. Persona ende të paidentifi­kuar kanë vjedhur banesën e biznesmeni­t Jani Bokollo në fshatin Jermë të këtij rrethi. Mësohet se 42vjecari ka njoftuar Postën e Policisë së Livadhjasë, pak minuta para mesnatës së të dielës, pasi kur ka shkuar në shtëpi, ka vënë re mungesën e kasafortës. Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar dje bënë me dije se Bokollo ka deklaruar se brenda saj ndodhej një shumë e konsiderue­shme prej 40 milionë lekësh të vjetra. Sipas bluve, grabitësit kanë hyrë me forcë në banesë duke përfituar nga fakti që brenda saj nuk ndodhej askush, pasi familjarët ishin në punë. Mesa duket, ata kanë studiuar lëvizjet e familjes Bokollo dhe kanë gjetur kohën e duhur për të ndërhyrë në banesën private. Menjëherë pas sinjalizim­it të ngjarjes, blutë ka nisur hetimet për vënien në pranga të autorëve të krimit. Ndërsa janë shoqëruar disa persona me precedentë penalë në zonë. Me gjithë hetimet intensive, ende nuk është bërë i mundur identifiki­mi dhe arrestimi i agresorëve. 42- vjecari Jani Bokollo është pronar i një pike karburanti e lokali në rrugën nacionale SarandëGji­rokastër pranë fshatit Vrion, ndërsa ka përfaqësin­ë e një kompanie sigurimesh në Sarandë. Ndërkohë, një tjetër grabitje është raportuar në Ksamil. Burimet e mësipërme pohuan se një grabitës ka hyrë në banesën e shtetasit Jorgji Nita në lagjen nr. 3 të kësaj qyteze, në vendin e quajtur "Baxho", e cila ishte marrë me qira nga një pushues korçar dhe ka arritur të marrë 5000 lekë të reja, 1 aparat fotografik, 1 celular dhe 200 dollarë. Gjithashtu, një tentativë grabitjeje është shënuar në rrugën "Osman Taka" të qytetit të Sarandës, ku në një dhomë plazhi u tentua të vidhej një shtetas italian. Ky i fundit ka bërtitur dhe shtyrë grabitësin, i cili është larguar, por nga shpejtësia i ka rënë kapelja dhe thika që mbante në dorë, duke mos arritur kështu të marrë gjë. Policia ka shkuar në vendngjarj­e dhe po punon për identifiki­min e autorit të krimit. Ndërsa, të shtunën, grabitësit kanë hyrë në hotelin e A. Z., 52vjeç në Sarandë ku kanë vjedhur në dhomën e shtetasit M. Sh., 26- vjeç, 2 celularë dhe 1 Ipad. Menjëherë pas sinjalizim­it të ngjarjes, blutë kanë nisur hetimet për vënien në pranga të autorëve të krimit. Ndërsa, janë shoqëruar disa persona me precedentë penalë në zonë. Me gjithë hetimet intensive, ende nuk është bërë i mundur identifiki­mi dhe arrestimi i agresorëve. 42- vjecari Jani Bokollo është pronar i një pike karburanti, ndërsa ka përfaqësin­ë e një kompanie sigurimesh në Sarandë.

 ??  ?? Komisariat­i i policisë së Sarandës
Komisariat­i i policisë së Sarandës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania