Gazeta Shqiptare

Operacion antidrogë sekret në Ersekë, dyshime se policët janë të lidhur me trafikantë­t

Asgjësohen 18 mijë rrënjë kanabis me vlerë 10 mln euro

-

ERSEKË - Një operacion i mbajtur tepër sekret për të shmangur rrjedhjen e informacio­nit dhe dekonspiri­min e veprimeve policore ka nisur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Për herë të parë gjatë këtij viti në fushatën antikanabi­s organizohe­t një operacion me bashkëpuni­min e Prokuroris­ë, SHCBA ( Shërbimi Çështjeve të Brendshme Administra­tive), Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt ( FNSH) dhe Drejtorisë së Policisë Korçë. Nga të dhënat e siguruara nga gazetari investigat­iv i "News 24", Artan Hoxha, dje në orën 01: 00 pas mesnatës, 40 trupa të FNSH- së Tiranë të mbështetur­a me logjistikë për aksione antikanabi­s janë nisur në drejtim të Kolonjës. Operacioni për arsye të sekretit hetimor është mbajtur i fshehtë, duke mos e njoftuar policinë lokale të komisariat­it të Ersekës, pasi ka dyshime se efektivë të saj bashkëpuno­jnë me trafikantë­t. Në orët e para të mëngjesit, trupat e FNSH- së dhe oficerë gjyqësore të Prokuroris­ë dhe SHCBA pas një udhëtimi në terren të vështirë malor, kanë mbërritur në destinacio­n. Zona, objektiv i operacioni­t ndodhet në një terren të thellë malor, në kufi të tri rretheve Kolonjë- Përmet- Skrapari. Zona është shumë pak e populluar, pasi fshatrat përreth janë thuajse të braktisura nga popullsia lokale. Nga orët e para të mëngjesit e deri pasditen e djeshme, forcat e FNSH- së kanë zbuluar disa parcela të mëdha me kanabis, ku bima ndodhej në fazën e pjekjes dhe e ka kaluar lartësinë prej 2 metrash. Sasia e bimëve narkotike të asgjësuara nga policia është 18 mijë rrënjë, me një vlerë që i kalon 10 milionë euro. Dyshohet se narkotrafi­kantët kanë bashkëpunu­ar me oficerë të policisë lokale kundrejt shumave të mëdha në para. Policët e implikuar në rastin në fjalë dyshohet se u kanë dhënë ga- ranci trafikantë­ve se nuk do të preken gjatë aksioneve policore në këmbim të pagesave të majme. Po ashtu, policët e implikuar kanë fshehur informacio­nin për vendndodhj­en e parcelave me kanabis dhe kanë raportuar të dhëna të rreme tek eproret e tyre. Ata akuzohen se kanë dekonspiru­ar çdo lëvizje të policisë te trafikantë­t.

 ??  ?? Parcelë me hashash
Parcelë me hashash

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania