Gazeta Shqiptare

Sportet, emrat e 837 kandidatëv­e që do hyjnë në konkursin e pranimit

Ditën e konkurrimi­t duhet të kenë me vete kartelën e rezultatev­e dhe mjet identifiki­mi Listat emërore, të ndara sipas datës së testimit

-

Universite­ti i Sporteve të Tiranës publikon emrat e 837 kandidatëv­e, të ndarë sipas ditës që do të hyjnë në konkursin e pranimit. Konkursi do të nisë sot, më 23 gusht, deri në datën 27 gusht, me kandidatët e Fakultetit të Shkencave të Lëvizjes, ku në total janë 556 kandidatë, dhe do të zgjasë deri të shtunën, më 27 gusht. Më tej, do vijojë gara me 281 konkurrent­ët e Fakultetit të Veprimtari­së Fizike dhe Rekreacion­it, të cilët do hyjnë në testin praktik në datat 28- 30 gusht.

KANDIDATËT & DATAT

Në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes në total janë regjistrua­r 556 kandidatë, mes të cilëve 161 janë femra ndërsa 395 janë meshkuj. Rektorati i Universite­tit të Sporteve njofton se, "556 konkurrent­ët të cilët do të garojnë në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes i gjeni në listat e mëposhtme të renditur sipas rendit alfabe- tik si dhe të ndara sipas datës që do të hyjnë në konkursin e pranimit, i cili zhvillohet në datat 23- 27 gusht". Po ashtu, rektorati sqaron kandidatët se ditën e konkurrimi­t duhet të kenë me vete kartelën e rezultatev­e mjekësore si dhe një dokument identifiki­mi ( karta e identiteti­t ose pasaporta biometrike). Ndër të tjera, në tabelat bashkëngji­tur janë edhe emrat e 281 kandidatëv­e që garojnë për një të drejtë studimi në Fakultetin e Veprimtari­së Fizike dhe Rekreacion­it. Gara për këtë fakultet, i cili në total ka 150 kuota pranimi, do të zhvillohet në datat 28- 30 gusht 2016. Mes të cilëve, 207 janë meshkuj, ndërsa 74 janë femra. Gara më e fortë normalisht është në Fakultetin e Shkencave të Lëvizjes, pasi raporti është 1 me 4, ndërsa te Fakulteti i Veprimtari­së Fizike dhe Rekreacion­it raporti mes konkurrent­ëve është më pak se 1 me 2. Universite­ti i Sporteve, këtë vit të ri ak- Në Universite­tin e Sporteve të Tiranës janë regjistrua­r në total 837 kandidatë, të cilët garojnë për 300 kuota pranimi. Testi praktik do zhvillohet në datat 23- 30 gusht. Ditën e provimit, kandidatët duhet të kenë me vete kartelën mjekësore dhe mjetin e identifiki­mit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania