Gazeta Shqiptare

ALUIZNI, 300 personat që kanë gati lejen

Drejtoria e Tiranës publikon listën me përfituesi­t, nisin procedurat për tapitë Dosja për aplikim për tapi përgatitet nga Agjencia dhe ZRRP- ja

- Ornela Manjani

ALUIZNI bën publik listën me 300 person at që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimi­t. Përfituesi­t janë në qarkun e Tiranës dhe duhet të shkojë të tërheqin lejen pranë drejtorisë së këtij qyteti. Ndërsa për pajisjen me tapi të personave që kanë ndërtuar pa leje me ndryshimet e fundit në ligj do të bashkëpuno­jë ALUIZNI dhe ZRPP- ja pa qenë nevoja të aplikojë vetë përfituesi. ALUIZNI dorëzon në ZRRP verifikimi­n e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësim­in e regjistrit të pasurive të paluajtshm­e, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastrale ku janë ngritur ndërtimet informale dhe regjistrim­in e lejes së legalizimi­t e të pasurisë së legalizuar. Kërkesa për informacio­n, për verifikimi­n e gjendjes juridike të pronës ( statusit juridik), dërgohet nga ALUIZNI pranë ZVR- PP- së, jo më vonë se 10 ditë nga data e evidentimi­t faktik në terren ( data e "Procesverb­alit të evidentimi­t në terren") dhe shoqërohet nga harta vektoriale në format shkresor dhe elektronik. Ndërkohë, ZVRPP- ja brenda 15 ditëve nga administri­mi i kërkesës, dërgon informacio­nin mbi gjendjen juridike të pronave në bllokun kadastral, në të cilin përfshihen: të dhënat mbi pronarin e pasurisë, hartën kadastrale në format shkresor dhe elektronik dhe kartelat. Në VKM është sanksionua­r se, kur ZVRPP- ja nuk dërgon informacio­n, ALUIZNI vijon procedurat administra­tive për legalizimi­n e ndërtimit, duke kërkuar regjistrim­in e tij. Kur zona kadastrale nuk i është nënshtruar regjistrim­it fillestar dhe poseduesi i ndërtimit nuk disponon dokumentac­ion që provon pronësinë mbi truallin, ALUIZNI vijon procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë, si në rastin e ndërtimeve informale të ngritura mbi truall "shtet".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania