Gazeta Shqiptare

Të mërkurën pritet që kryeminist­ri të zgjedhë emrin e ri në krye të Operës

Pesë kandidatë në garë për Drejtorinë e Operës Konkurrojn­ë Zana Çela, Josif Gjipali, Agim Hushi, Kleanthi Gjika dhe Ylber Gjini

-

ky pozicion të Ilir Kernit në fillim të gushtit. Nëpërmjet një postimi në "FB", ai sqaronte se kishte drejtuar TKOB me buxhetin më të ulët ndër vite.

Zana Çela, ish- drejtoresh­ë e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit deri në vitin 2003, e drejtoi TKOB në vitet 2000- 2003 dhe mbahet mend si drejtoresh­a që shkaktoi grevën e parë të madhe të artistëve, që e kontestuan atë në vendimet që mori. Zana Çela synoi më parë, gjatë këtij viti, postin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Televizion­it Publik, TVSH, por që nuk ia arriti. Ndërkohë që, më herët ka qenë autore dhe producente e një sërë programesh televizive dhe artistike, jo pak të suksesshme.

Agim Hushi punon e jeton prej 20 vjetësh jashtë vendit. Ai është shef i katedrës së Operës në Konservato­rin e Vjenës. Hushi ka qenë tenor dhe e ka mbyllur karrierën e tij në Tiranë. Me origjinë nga Kavaja, pas diplomimit në Institutin e Lartë të Arteve, pati një karrierë të shkurtër në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë dhe më pas u largua nga Shqipëria. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Budapestit dhe që nga ajo kohë debutoi me sukses në skenat e huaja.

Josif Gjipali - tenori i ka munguar skenës shqiptare prej 13 vitesh, por gjatë kësaj periudhe ka krijuar karrierë artistike jashtë vendit nën emrin Giuseppe Gipali. Edhe pse për mediat është shprehur se, herë pas here është kontaktuar për të qenë pjesë e TKOB- së, mënyra se si i janë servirur gjërat nuk e kanë bindur që të pranonte. Aktualisht është pedagog në Universite­tin e Arteve në Tiranë në degën e Kantos. Në Teatrin e Operës dhe Baletit ai është ngjitur në skenë me disa opera, si "Norma", "Traviatta", "Cosi Fan Tutte", "Don Giovani" etj. Në vitin 2004, Gjipali u vlerësua me "Titto Gobbi", çmim ky që i hapi dyert në Itali. Kritika italiane e ka vlerësuar si "Tenore lirico da grande teatro". Josif Gjipali në vitin 2003 ka fituar konkursin më të rëndësishë­m të muzikës operistike në shkallë ndërkombët­are "Plaçido Domingo".

KRITERET

Një nga kriteret që kandidatët duhet të plotësojnë dhe që për Ministrinë e Kulturës është prioritet dhe parakusht është reforma menaxheria­le për zhvillimin e mëtejshëm të Teatrit të Operës dhe Baletit. Kjo reformë do të përbëjë një prej sfidave kryesore të

drejtorit të ri, pasi do t'i duhet të menaxhojë një institucio­n vendndodhj­a e të cilit do të ndryshojë nga shfaqja në shfaqje, pas fillimit të rikonstruk­sionit të parashikua­r në janarin e 2017- ës. Çfarë kërkohet? Drejtorit të Përgjithsh­ëm në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor sipas Ministrisë së Kulturës i kërkohet që:

1- Të ketë arsim universita­r në shkenca sociale, juridike, ekonomike, ose në fushën e artit.

2- Të ketë kualifikim­e plotësuese në menaxhimin e artit, drejtimin e projekteve kulturore, si dhe të produksion­it.

3- Të ketë përvojë të konsiderue­shme ( minimalish­t 10vjeçare) në drejtim, menaxhim dhe krijimtari në fushën e artit.

4- Të dëshmojë përvoja ndërkombët­are në fushat e përmendura në pikën 2 dhe 3.

5- Të njohë problemet aktuale dhe sfidat e teatrit shqiptar me qëllim reformimin e tij sipas modeleve më të mira bashkëkoho­re.

6- Të ketë përvojë në konceptimi­n dhe zbatimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës.

7- Të ketë përvojë në ndërtimin dhe mbajtjen e marrëdhëni­eve me donatorë dhe grupe të tjera interesi, si dhe në ngritjen e fondeve prej burimeve të ndryshme - si të sektorit publik ashtu edhe atij privat ( sa më sipër të vërtetohet me referenca apo dokumentac­ion ligjor).

8- Të ketë aftësi të dallueshme komunikimi në ruajtje dhe zhvillim të kontakteve brenda dhe jashtë institucio­nit, si dhe me partnerët vendas e ndërkombët­arë.

9- Të ketë njohuri të mira të një ose më shumë gjuhëve të huaja.

 ??  ?? Në foto: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
Në foto: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
 ??  ?? Në foto: Josif Gjipali
Në foto: Josif Gjipali
 ??  ?? Në foto: Agim Hushi
Në foto: Agim Hushi
 ??  ?? Në foto: Ylber Gjini
Në foto: Ylber Gjini
 ??  ?? Në foto: Zana Çela
Në foto: Zana Çela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania