Gazeta Shqiptare

MIGJENI DHE UMBERTO ECO

Migjeni dhe Eco, liria reale dhe konvencion­ale e mediave

- Nga Moikom ZEQO

ta ngeli pa u shitë.

E për botimin e numrit të dytë, nuk kishte të holla.

- Të kërkojmë subvencion! - vendosën redaktorët".

Teksti i mësipërm nuk ka nevojë për koment.

* * * Gjatë një vizite në Paris ku isha ftuar për një veprimtari për librat e mi, ndalova edhe në aeroportin e Romës. Befas te këndi ku shiteshin librat në aeroport pashë dhe romanin më të ri të Umberto Eco- s "Numero zero".

Ditë më vonë lexova me kërshëri këtë roman.

Është e njëjta ironi galopante, i njëjti kujdes, edhe për gjërat që peshojnë shumë pak, detalet, e njëjta dashuri për ambientet, që e bën të gjithëpran­ishëm, por dhe turbullues. Por nuk flitet për një roman historik si i stilit të "Emri i trëndafili­t" e as "Varrezat e Pragës". Është një pantomimë e gjatë, shumë e gjatë: si një gazetë funksionon e si ( disa) gazetarë arsyetojnë.

Jemi në 1992- shin, midis skandaleve të Duarve të Pastra dhe tragjizmit të mafias. Protagonis­tët tanë, pak heronj e më shumë njerëz, janë gazetarët; një botues anonim, pronar hotelesh, televizion­esh lokale dhe i disa revistave ( ju kujtohet ndonjëri?), vendos të shtypë ' këmbët' e të fuqishmëve të sal- dënon ashpër ata që bëjnë gazetarinë; një mënyrë që, do apo nuk do, reziston dhe ka një të ardhme. Ata të makinës së hedhjes së baltës, të historive të krijuara ad hoc, të fakteve të pavërtetua­ra, të burimeve të pafaktuara dhe shkrimeve që janë shkruar një herë më parë. ( Ka një pasazh që akuzon banalizmin e kopjimit në të cilin Eco ripërdor një paragraf të tërë të Wikipedia- s.)

Flitet për Licio Gelli, mjeshtrin e merituar të Loggia P2, dhe për referimet kundrejt disa shkronjëta­rëve të përditshëm që përplasen në internet dhe ngatërrojn­ë tonet dhe kundërtone­t. Kjo është më se evidente. Të vësh në lojë kur je brenda vetë lojës.

Por është një gjë tjetër që Eco vë në funksionim: përdor vitet ' 90 si metaforë perfekte për kohën që po jetojmë. Janë simptoma të pamohueshm­e të një sëmundjeje shumë të rëndë, asaj që i jep vlerësimin "të mirë" dhe për një "normale" asaj që nuk është.

Anormalite­ti, ilegalitet­i, rreziqet, komplotet, bombat që shpërthejn­ë nga sulmi i kuq kur në realitet ishte komanduar nga të zinjtë, një politikë fluturake e që gjithmonë ka heshtur.

Gazetat, nga ato që do të gënjenin, duke marrë rolin e hetuesit, po dështojnë. Tërhiqen në hije duke preferuar të ulin kokën para dorës së pronarit. ( Shih "Të gjithë ata të Presidenti­t", historia sensaciona­le, e vërtetë, e Washington Post dhe Watergate.)

Vetëm 200 faqe; pak janë për standardin e profesorit për të dhënë një leksion para lexuesit. Për të nxjerrë lajme pak të verifikuar­a, për të qëndruar i ngulitur për atë çka lexon.

Gazetaria, sigurisht, ka ndryshuar ndër kohëra. Në librin e Eco- s ndihet akoma aroma e letrës së shtypur; por dhe përkujdesi për atë që duhet të mos ndryshojë. Që është interneti apo tipografia e një të përditshme­je të trashë. "Nesër", gazeta që protagonis­tët tanë kërkojnë të bëjnë, nuk do të shkojë kurrë në shtyp. Trembur nga frika, nga iniciativa, sindroma e të parit, nga komplotizm­i që në fund merr fluturim të plotë. Kush ka thënë të vërtetën, dhe ai që krijoi historinë e Gladios që historizon kthimin paradoksal të Musolinit, gjendet i vdekur. Nuk dihet përse dhe si. Drejtori i "Nesër" mbërthehet nga frika dhe mbyll gjithçka; ai që tregon histori, shkrimtari- fantazmë të cilit i është dhënë detyra për të shkruar një libër për t'i bërë jehonë atij që i dha punën, trembet dhe zhduket me një redaktore tjetër. Jeton duke vrojtuar derisa nuk e kupton ironinë e hollë të ngjarjeve dhe e kthen Italinë si një vend të Botës së Tretë, por që gjithçka ia pohon vetëm vetes ( tragjizmin, tratativat midis fuqive të mëdha dhe fuqive të errëta, mafia dhe masoneria). Përfundimi­sht i lodhur. Eco insiston, e bën pa nxitim, dhe në fund vendos: Kujt i tremben akoma në Itali?

Nuk ka shumë muaj që Umberto Eco ka vdekur. Sidoqoftë, rrëfimtari­a e tij për një organ shtypi të lirë që u ëndërrua të botohej, por nuk u botua kurrë, por mbeti vetëm në numrin zero si dhe parabola migjeniane, kanë një aktualitet ulëritës.

Gazetat lindin dhe vdesin me të njëjtën lehtësi që hapen dhe mbyllen sytë në një mëngjes. Jetëgjatës­ia e tyre varet nga numri i kopjeve të shitura, nga mirëqenia, pozicioni elegant i botuesit, por edhe atyre të fuqishmëve.

Historia, faktet? Këto mund t'i marrësh në Wikipedia, ku gjithçka grumbulloh­et, por që në fund të fundit, të paktën nuk janë edhe aq keq. Po liria konvencion­ale është një parodi e sigurt dhe ngjethëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania