Gazeta Shqiptare

Dëmtohet Arlind Ajeti! Rrezikon të humbë FYROM- in

Ka ndjerë dhimbje të forta në muskujt e pasmë të kofshës. Gjimshiti ose Veseli mund ta zëvendësoj­në Mbrojtësi braktisi stërvitjen duke çaluar

-

Një tjetër hall më shumë për Xhani de Biazin, që me sa duket miqësoren kundër Marokut, por edhe përballjen me ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë ( FYROM) më 5 shtator, duhet t'i llogarisë pa qendërmbro­jtësin më në formë të ekipit tonë përfaqësue­s. Arlind Ajeti nuk ka qenë i grumbullua­r në takimin e së dielës në mbrëmje, ndërsa Torinoja e tij u mposht nga Milani me rezultatin 3- 2, për shkak të shqetësime­ve që ka pasur gjatë javës, ndërsa kofsha e qendërmbro­jtësit të lindur në Bazel, është "thyer" pikërisht dje.

DËMTIMI

Arlind Ajeti është në pritje të diagnozës së tij. Klubi njoftoi se 22- vjeçari pësoi një lëndim muskulor gjatë seancës stërvitore të paradites së kësaj të hëne, të zhvilluar në qendrën sportive të "granatave", Sisport. Bëhet fjalë për një problem në pjesën e pasme të kofshës

së djathtë. Gjithçka ndodhi në fund të ndeshjes testuese përballë një skuadre të përzier të ekipeve të moshave të Torinos. Pamja nuk ishte aspak ngushëllue­se, pas dhimbjes së shfaqur nga mbrojtësi kuqezi, gjesteve shqetësues­e nga lojtari dhe stafi mjekësor që i dhanë ndihmën e parë duke i ven- dosur fasho, ndërsa doktorët e ndihmuan lojtarin që çalonte, të largohej nga fusha. Klubi njoftoi se diagnoza e saktë rreth dëmtimit do të jepet në ditët në vazhdim, pas kryerjes së kontrollev­e të specializu­ara, për të kuptuar se në çfarë grade është dëmtimi muskulor dhe sa kohë do t'i nevojitet Arlind Ajetit që të rikthehet i gatshëm, në tentativën që të sigurojë një fanellë titullari në radhët e Torinos.

KOMBËTARJA

Por në pritje të lajmeve për gjendjen e Arlind Ajetit, shqetësimi është bërë prezent edhe në Kombëtare. Arlind Ajeti shkëlqeu në Europianin e fundit, ndërsa paraqitja dinjitoze në "Francë 2016" u bë shkak që mbrojtësi i dalë me parametër zero nga Bazeli, të firmoste për klubin e Torinos, ndonëse pati oferta të bollshme. Ndaj për këtë arsye, një lajm i mundshëm për një tërheqje muskulore të gradës së fundit do të hidhte në erë shanset e tij për të qenë në fushë të hënën e 5 shtatorit në "Loro Boriçi", kur kuqezinjtë tanë do të presin përfaqësue­sen e ish- Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Por nëse është dëmtim i shkallës së 3- të apo të 4- rt, Ajeti mund të humbasë dhe takimin e 6 tetorit kundër Lihtenshte­jnit. Sa u takon zëvendësim­eve të mundshme, me Lorik Canën që ka deklaruar më herët se e ka mbyllur me Kombëtaren pas Europianit, alternativ­at e De Biazit do të jenë vetëm dy, Berat Gjimshiti dhe Frederik Vesili. Gjimshiti është pjesë e Atalantës, ndërsa Veseli e Empolit, ndërsa asnjëri nga dy mbrojtësit nuk ka qenë i grumbullua­r me klubet respektive në humbjet ndaj Lacios ( 3- 4) dhe Sampdorias ( 0- 1).

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania