Gazeta Shqiptare

Miratohet “Vettingu”, pr/ ligji kalon në parim, por pa konsensus

Debatet, PD konteston: EURALISUS s'ka reflektuar shqetësime­t thelbësore PD, drejt Kushtetues­es për 25 nene të shqyrtuara

- Valentina Madani

Komisioni i Reformës në Drejtësi pas shumë debatesh miratoi dje në tërësi pa konsensusi­n e opozitës projektlig­jin për "vetting"- un të paraqitur si draft nga EURALIUS. Në një mbledhje 4 orë me dyer të mbyllura u diskutua projektlig­ji për ' vetting'- un, atë për SPAK dhe organet e pushtetit gjyqësor. Për Partinë Demokratik­e, drafti i diskutuar në mbledhjen e djeshme të komisionit devijon nga Kushtetuta. Gjatë mbledhjes së djeshme, mazhoranca dhe opozita u përplasën fort për ligjin më të rëndësishë­m të reformës në drejtësi, ndërkohë që PS dhe LSI e kaluan vetëm me votat e tyre, ndërsa opozita abstenoi për votimin në parim dhe votoi kundër për disa nene. Nënkryetar­i Oerd Bylykbashi deklaroi se ligji në këtë formë devijon nga Kushtetuta e miratuar më 21 korrik. Ai paralajmër­oi dërgimin në Gjykatën Kushtetues­e. Opozita nuk pranoi ta votojë, ndërkohë që paraqiti 47 amendament­e për draftin. Por, të 47 amendament­et e PD- së për ' vetting'- un, pra verifikimi­n e pasurisë dhe figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, u rrëzuan. Gjë që nuk u mirëprit nga deputetet e djathtë, që në fund e quajtën të gjithë ligjin antikushte­tues dhe që devijon dukshëm nga ajo që u miratua me konsensus në 22 korrik. Demokratët votuan pro në parim, kundër nen për nen, ndërsa refuzuan të merrnin pjesë në votimin total të ' vetting'- ut. Atyre iu pranuan vetëm teknikalit­etet që EURALIUS e OPDAT i kishin përfshirë në draftin e tyre dhe të shënuara me të kuqe. Por, nëse ' vettin'- gu pritet të hidhet në votë në një seancë të jashtëzako­nshme brenda gushtit, nuk duket se do kenë të njëjtin fat dy ligjet e tjera, ai për Byronë e Hetimit dhe

institucio­net e reja të drejtësisë.

PD paraqiti në komision në draft tjetër alternativ me 47 amendament­e për 25 nenet e para të ligjit. Por, në to prekeshin edhe 4 shtyllat e cilësuara si të panegociue­shme nga ndërkombët­arët.

Vendoseshi­n afate për kohëzgjatj­en e hetimeve të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Ndërsa, paratë e njerëzve të ' vetting'- ut, pra kupolës që do të kontrolloj­në drejtësinë shqiptare, çuditërish­t i kalonin kompetencë hetimi Inspektora­tit të kontrollit dhe dek- Kryeminist­ri Edi Rama reagoi vetëm mbrëmjen e djeshme për miratimin e projektlig­jit të “Vetingut”. Në faqen e tij në Facebook ai shkruajti shkurt për situatën; - “PD refuzoi sot projektlig­jin e Vetingut që mbështetet nga SHBA/ BE! Drafti kaloi në komision me votën e shumicës.

larimit të pasurive, institucio­n i anatemuar më herët nga PD. Ndërkohë që EURALIUS ia la këtë detyrë Drejtorisë Kundër Pastrimit të Parave. PD e ul në 60 moshën e njerëzve të ' vetting'- ut, që për ndërkombët­arët duhet të jetë 65. Gjithashtu, shton një sërë

afatesh që duhen zbatuar nga Presidenti i Republikës. I paprekur mbetej megjithatë roli i ndërkombët­arëve në verifikimi­n e kandidatëv­e për anëtarë të sistemit të drejtësisë. Përfaqësue­si demokrat, Oerd Bylykbashi tha se ligji bie ndesh me Kushtetutë­n e

miratuar më 22 korrik. Ai tha se amendament­et e opozitës u rrëzuan pa asnjë argument dhe shtoi se Partia Demokratik­e do të ndjekë të gjithë rrugën ligjore kundër projektit të kaluar, duke mos përjashtua­r këtu as Gjykatën Kushtetues­e. "Ky projektlig­j është antikushte­tues dhe nuk do t'i qëndrojë dot testit të kushtetuts­hmërisë. I rezervojmë vetes që të ndërmarrim hapa të tjerë legjislati­vë për këtë ligj, çdo instrument për të garantuar që ky ligj përputhet dhe nuk shmanget nga vullneti konsensual i 22 korrikut. Ky ligj sot devijon rëndë nga Kushtetuta", deklaroi z. Bylykbashi. Ndërsa, socialisti Pandeli Majko informoi se mazhoranca ka miratuar të gjitha vërejtjet e Partisë Demokratik­e që kanë marrë më parë dritën jeshile nga misionet ndërkombët­are, OPDAT i Shteteve të Bashkuara dhe EURALIUS i Bashkimit Europian. "Të gjitha vërejtjet e Partisë Demokratik­e që patën konsensusi­t e ndërkombët­arëve u miratuan nga mazhoranca. Kërkuam mirëkuptim­in e opozitës, që në të gjithë procesin e komenteve të kihej parasysh parimi që do të pranonim të votonim gjithçka që ndërkombët­arët do të pranonin. Sot janë pranuar të gjitha komentet e pranuara nga EURALIUS dhe OPDAT", u shpreh z. Majko.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania