Gazeta Shqiptare

PD kërkon afate për rivlerësim­in e figurës së kandidatëv­e

Amendament­et për ' vetting'- un, ku ndahet PD nga EURALIUS

-

PD-

ja ka përgatitur 47 amendimet për 25 nenet e para për ligjin e ' vetting'- ut. Drafti i opozitës është më i detajuar nga ai i EURALIUS dhe vihen re që janë shtuar 22 nene. Sipas PD- së, ky version bazohet tek argumentet, sugjerimet dhe vërejtjet e shprehura në opinionin e tyre të depozituar­a në Komisionin e Posaçëm më datë 1 gusht 2016. Riformulim­i në dispozita konkrete sipas tyre është bërë për të lehtësuar dhe përshpejtu­ar punën e shqyrtimit të shqetësime­ve tona dhe për të qartësuar komentet e bëra, e për pasojë nuk mund të vlerësohet si version i ri i projektlig­jit të depozituar në Komisionin e Posaçëm, por amendament­e përmirësue­se të aspekteve të caktuara të tij. Në draftin e paraqitur nga PD për ligjin për ' vetting'- un vihet re se kërkohet që kontrolli i të ardhurave të bëhet nga ILDKPKI, ndryshe nga sa propozohet në draftin e EURALIUS dhe OPDAT, ku theksohet se kontrolli i të ardhurave do të kryhet nga Drejtoria e Parandalim­it dhe Pastrimit të Parave. Një tjetër pikë ku PD kundërshto­n draftin e ekspertëve të EURALIUS dhe OPDAT është edhe periudha e rivlerë- simit të kandidatëv­e. Sipas ekspertëve ndërkombët­arë, nuk duhet të ketë afate kohore për këtë procedurë. Nga ana tjetër, PD kërkon afate. Në nenin 6, në amendament­et e PD propozohen afate sa i përket vlerësimit të figurës dhe anës profesiona­le të anëtarëve të sistemit të drejtësisë, ndërsa EURALIUS nuk ka parashikua­r afate për këtë proces. Një tjetër ndryshim i propozuar në mendimet e PD- së është edhe neni 6, i parashtrua­r në amendament­in numër 9 të draftit të PD- së. Sipas këtij propozimi, personat që do të jenë në komisionin e vlerësimit nuk duhet të jenë më shumë se 60 vjeç, ndërsa në draftin e ekspertëve të huaj parashikoh­et që anëtarët të mos jenë më tepër se 65 vjeç. Gjithashtu, PD kërkon caktimin e afateve për presidenti­n në shqyrtimin e kandidatur­ave për anëtarë të ' vetting'- ut dhe fut në loje sekretarin e përgjithsh­ëm të presidenti­t. Gjithashtu, PD propozon heqjen e nenit 25 për rrogat e anëtareve dhe këshilltar­ëve të ' vetting'ut. Në amendament­et e PD- së mbetet i paprekur roli i ndërkombët­arëve në verifikimi­n e kandidatëv­e për anëtarë të sistemit të drejtësisë. Por, për këto propozime komisioni u shpreh kundër dhe u miratua projektlig­ji i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT.

 ??  ?? Komisioni i Reformës në Drejtësi
Komisioni i Reformës në Drejtësi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania