Gazeta Shqiptare

Kanosën me armë, kapen 2 vëllezër dhe 1 tjetër

-

KRUJE - Një konflikt në Borizanë të Krujës ka degjenerua­r deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Mësohet se dy vëllezërit Leka kanë kanosur me armë gjahu të riun Erind Balla, ndërsa ky i fundit është kundërpërg­jigjur duke qëlluar me pistoletë në ajër. Sipas policisë së Krujës, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, pas një konflikti për motive të dobëta. Me të marrë njoftimin për ngjarjen, blutë kanë bërë të mundur shoqërimin e autorëve. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat dhe makinat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip "TT", model 54, që i përkiste shtetasit Erind Balla? tri armë gjahu, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Indrit Lekës? 1 krehër me 6 fishekë pistolete, të cilat u gjetën gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e Ballës si dhe 2 gëzhoja model 54 në vendin e ngjarjes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania