Gazeta Shqiptare

Arrestohet vlonjatja e dënuar me 4 vite për mashtrim

-

Një

33- vjeçare nga Vlo ra ka përfunduar në prangat e policisë, pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar atë me 4 vite e 6 muaj burg, për veprën penale "Mashtrim". Burime zyrtare nga policia e kryeqyteti­t bënë me dije se është arrestuar Alda Kaçaj. Po sipas tyre, e reja mashtronte duke premtuar viza amerikane kundrejt shumave të konsiderue­shme parash. Mësohet se këtë skemë mashtrimi ajo e ka praktikuar në disa qytete të ndryshme dhe me persona të ndryshëm. Alda Kaçaj rezulton e dënuar edhe më parë për këtë vepër penale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania