Gazeta Shqiptare

Përndiqte e dhunoi një 35- vjeçare, prangoset i riu

-

Policia

e Tiranës ka vënë në pranga një 24vjeçar, i cili akuzohet se në mënyrë të vazhdueshm­e, në vende dhe kohë të ndryshme, ka përndjekur një 35- vjeçare. Zyrtarisht policia tha se i arrestuari është shtetasi Ervis Nuhaj, banues në Tiranë. Mësohet se denoncimi është bërë nga vetë e dëmtuara me iniciale S. P. Burime pranë policisë bënë me dije se e reja ka pohuar në polici se Nuhaj e ka goditur në fytyrë dhe rrahur disa herë, duke i krijuar gjendje ankthi e frike. Ndërsa, i arrestuari teksa është marrë në pyetje nga uniformat blu ka pohuar se këto akuza janë të pabaza.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania