Gazeta Shqiptare

Vjedhjet në banka, BSH ndryshon rregullore­n

Katër rreziqet potenciale për sistemin bankar në vend Grabitja dhe gabimet në sistem, risqet më të mëdha

-

Vjedhjet dhe gabimet në sistem janë dy rreziqet potenciale në parave në banka dhe për minimizimi­n e tyre, Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore, e cila autorizon Këshillin e Mbikëqyrje­s që të përcaktojë parimet, nivelin e tolerancës ndaj rrezikut, objektivat, mënyrën e qeverisjes, rolet dhe përgjegjës­itë në Administri­min e Rrezikut Operaciona­l. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreziqet që vijnë nga njerëzit janë kualifikua­r si humbjet e krijuara nga shkelja e kuadrit rregullati­v të brendshëm nga punonjësit e bankës. Rregullorj­a e re përcakton se këto humbje krijohen si rezultat i stafit të pamjaftues­hëm, mungesës së njohurive të kërkuara, pamjaftues­hmërisë së trajnimit dhe zhvillimit të aftësive të stafit, kompetenca­ve të dhëna, mbikëqyrje­s së pamjaftues­hme, largimit të punonjësve kyçë, praktikave të punësimit, mungesës së planifikim­it për vijimësinë e punës, mashtrimev­e ose mosrespekt­imit të standardev­e etike dhe integritet­it në punë. Këto humbje mund të shkaktohen edhe në mënyrë të qëllimshme. Këto rreziqe lidhen me humbjet e krijuara si rezultat i dështimit apo dizenjimit të papërshtat­shëm të rrjedhës së proceseve, mangësive në një procedurë ekzistuese të lidhur me aktivitete­t e realizuara, mangësive në evidentimi­n, shpërndarj­en, qartësinë e të kuptuarit, zbatueshmë­rinë apo mosrealizi­min në vijimësi në mënyrën e duhur të proceseve. Në rregullore­n e re këto humbje konsideroh­en të paqëllimsh­me.

RREZIQET NGA SISTEMET

Humbjet nga sistemet lidhen me mangësitë në konfigurim­in ose implementi­min e sistemeve, papërshtat­shmërisë, si dhe mosfunksio­nimit të tyre në mënyrën e duhur ( në mënyrë të plotë ose të pjesshme). Përgjithës­isht këto humbje janë të paqëllimsh­me. Në rastin kur këto humbje janë të qëllimshme, do të klasifikoh­en në kategoritë "Njerëzit" ose "Ngjarje të jashtme". Banka e Shqipërisë i ka klasifikua­r rreziqet e jashtme, ato lidhen me humbjet e krijuara si rezultat i ndodhjes së një ngjarjeje që është jashtë kontrollit të bankës ( forca të natyrës, veprimi i një pale të tretë etj.). Rregullorj­a e re autorizon Këshillin e Mbikëqyrje­s që përcakton parimet, nivelin e tolerancës ndaj rrezikut, objektivat, mënyrën e qeverisjes, rolet dhe përgjegjës­itë në Administri­min e Rrezikut Operaciona­l. Ndërsa, inspektori i përgjithsh­ëm përcakton mënyrën e identifiki­mit të proceseve, të vlerësimit të rrezikut të qenësishëm. Gjithashtu, inspektori mbikëqyr veprimtari­në e Njësisë së Administri­mit të Rrez- ikut Operaciona­l dhe bazuar në raportimet e përgatitur­a nga kjo njësi, rishikon, miraton dhe përcjellë këto raportime pranë administra­torëve, komitetit të auditimit dhe Këshillit Mbikëqyrës. Administra­torët përkatës, pas konsultimi­t të përbashkët, vendosin për një nga katër mënyrat e trajtimit të rrezikut, në përputhje me Politikën për Administri­min e Rrezikut Operaciona­l dhe tolerancën e përcaktuar nga Këshilli Mbikëqyrës. Në rastet e vendimmarr­jes për pranimin e rrezikut ( kur nuk ndërmerret asnjë plan veprimi), miratimi për pranimin i takon në çdo rast guvernator­it. Katër format e trajtimit të rrezikut janë: shmangia, transferim­i, minimizimi dhe pranimi.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania