Gazeta Shqiptare

Kreditimi, bankat shtrëngojn­ë kushtet

-

kanë aplikuar kushte shtrëngues­e për kredit imin në tremujorin e dytë të këtij viti. Ky fakt bëhet i ditur në raportin e fundit të BSH- së, ku mësohet se aktiviteti kreditues i tremujorit të dytë të vitit 2016 tregon për shtrëngim të standardev­e të kreditimit të bizneseve dhe për lehtësim të standardev­e të kreditimit për individët. Për bizneset, standardet rezultojnë të shtrënguar­a si për ndërmarrje­t e vogla dhe të mesme, ashtu edhe për ndërmarrje­t e mëdha. Ndërkohë, standardet për kreditë, dhënë individëve janë lehtësuar për kredinë konsumator­e dhe nuk kanë ndryshuar në segmentin e kredisë për blerje banese. Sipas Bankës së Shqipërisë, faktorët kryesorë që ndikuan në shtrëngimi­n e standardev­e të bankave për kredinë dhënë bizneseve janë problemet specifike të sektorit dhe situata makroekono­mike. Faktorët që ndikuan në lehtësimin e standardev­e të kredisë për individët janë konkurrenc­a, mjaftueshm­ëria e kapitalit dhe gjendja e likuiditet­it. Sipas raportit, kreditë me probleme mbetën një faktor me ndikim negativ në kushtet e kreditimit, si për bizneset, edhe për individët. Politika shtrëngues­e e bankave ndaj kreditimit të bizneseve u zbatua kryesisht nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral dhe uljes së maturiteti­t të kredisë së dhënë. Politika lehtësuese në segmentin e individëve u zbatua kryesisht nëpërmjet ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë. Kërkesa e bizneseve për kredi ka mbetur thuajse e pandryshua­r gjatë tremujorit të dytë të vitit 2016. Sipas ekspertëve të bankave, ndërmarrje­t e vogla dhe të mesme kanë rritur kërkesën për kredi, ndërsa për ndërmarrje­t e mëdha, raportohet ulje e kërkesës. Kërkesa e individëve për kredi shënoi rritje, si për kredinë konsumator­ë, ashtu edhe për atë për blerje banese. Bankat presin që standardet e kredisë për biznese dhe për individë të lehtësohen gjatë tremujorit të tretë të vitit 2016. Standardet e kredisë për biznese pritet të lehtësohen vetëm për ndërmarrje­t e vogla dhe të mesme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania