Gazeta Shqiptare

FOTOT/ PALLATI KU RRINTE SKËNDERBEU NË ROMË

-

Pallati ku rrinte Skënderbeu kur shkonte në Romë është bërë tashmë një hotel që mban emrin e tij. Është Virgjil Kule, autor i librit "Gjergj Kastrioti, Skënderbeu - Kryqtari i Fundit", që e jep njoftimin. " Në Romë, pallati ku rrinte Skënderbeu sa herë shkonte atje për audiencat me Papët, është transformu­ar kohët e fundit në hotel luksoz me emrin ' Palazzo Scanderbeg', në të cilin vizitorët njihen edhe me historinë e heroit", shkruan Kule. Godina në fjalë, para se të kthehej në hotel, ka shërbyer si "Muzeu i pastës". Në uebsajtin e hotelit shkruhet: "Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu ishte një fisnik shqiptar, gjeneral i zoti dhe diplomat. Ai luajti një rol kyç në krijimin e një aleance ( kryqëzatës europiano- perëndimor­e) kundër ekspansion­it otoman dhe për thyerjen e sulmeve otomane. Është heroi më madhështor i Shqipërisë dhe veprat e tij kanë frymëzuar Vivaldin, që dirigjoi operën ' Skënderbej' më 1718".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania