Gazeta Shqiptare

MILANI

Uest Hemi rikthehet në sulm për Karlos Bakën

-

Tre

golat e shënuar ndaj Torinos në ndeshjen hapëse të kampionati­t kanë rikthyer në qendër të vëmendjes sulmuesin e Milanit, Karlos Baka, i cili mbetet një sulmues shumë i kërkuar në treg. Natyrisht, mediat në Itali kanë nisur menjëherë thashethem­et se Milani po tundohet sërish nga shitja e yllit të vet, për të arkëtuar 30 milionë euro që do të lejonin blerjen e disa lojtarëve. Megjithatë, lajmi i vetëm zyrtar është se Uest Hemi ka bërë sërish një ofertë, edhe për faktin se ka humbur për dëmtim dy sulmuesit e saj kryesorë, Ajeu e Kerol. Megjithatë, tani është Milani që refuzon prerë, pasi më parë edhe vetë Baka i ka thënë "jo" klubit anglez. Largimi i Bakas në këtë moment do të ishte një goditje shumë e rëndë në çdo drejtim për Milanin, që edhe kështu si është, keq i ka punët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania