Gazeta Shqiptare

McCaul, mesazh Metës: Treguat lidership për reformën në drejtësi

Miratimi i ' Drejtësisë', kongresmen­i amerikan përgëzon kreun e Kuvendit "Byroja Kombëtare e Hetimit, sipas modelit të FBI"

- Valentina Madani

Kongresi amerikan vlerëson kreun e Ku vendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, për rolin e tij si bashkues i palëve që çoi në miratimin me konsensus të reformës në drejtësi. Për këtë kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori një mesazh për miratimin e reformës në drejtësi nga kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, kongresmen­i Michael McCaul. Në mesazhin drejtuar kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta, kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, kongresmen­i Michael McCaul shpreh vlerësimin e tij për kryetarin Meta dhe Kuvendin e Shqipërisë për miratimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Kryetari McCaul vlerëson se lidershipi dhe integritet­i i demonstrua­r nga kryetari i Kuvendit, z. Meta përgjatë gjithë këtij procesi ishte instrument­al në bashkimin e palëve për ta shndërruar këtë në një moment historik për Shqipërinë. "Si një ish- prokuror federal, unë besoj fuqimisht se sundimi i ligjit duhet të shërbejë si një gur themeli në çdo shoqëri demokratik­e dhe duhet të mbështetet mbi besimin, llogaridhë­nien dhe barazinë përpara ligjit, duke nisur nga nivelet më të larta të qeverisjes deri te profesiona­lizmi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit. Gjithashtu, shpreh besimin se reforma e sapomiratu­ar në drejtësi do të shërbejë si një themel i qëndrueshë­m mbi të cilin vendi juaj mund të vazhdojë të ecë përpara, dhe mirëpres krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, si një tregues i rëndësishë­m i vendosmëri­së së Shqipërisë në rrugën e reformave", shkruan në mesazhin e tij z. McCaul. Kryetari McCaul thekson se "si dy vende anëtare të NATOs, SHBA dhe Shqipëria duhet të punojnë së bashku për t'u përballur me çështje me interes reciprok, sikurse është lufta kundër ekstremizm­it të dhunshëm. Adresimi i këtyre çështjeve pa partnerite­t nuk është një opsion, prandaj mirëpres angazhimin dhe bashkëpun- imin e mëtejshëm mes dy vendeve tona". Kryetari McCaul përfundon mesazhin e tij, duke theksuar se "ju keni një mik dhe partner në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i vendosur për mirëqenien e dy vendeve tona. Përgëzime për një punë të kryer mirë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bash- "Reforma e sapomiratu­ar në drejtësi do të shërbejë si një themel i qëndrueshë­m mbi të cilin vendi juaj mund të vazhdojë të ecë përpara, dhe mirëpres krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit në Shqipëri sipas modelit të Byrosë Federale të Hetimit në SHBA, si një tregues i rëndësishë­m i vendosmëri­së së Shqipërisë në rrugën e reformave."

kimi Evropian kanë përshëndet­ur miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, ndërkohë që presim edhe miratimin e anekseve të ligjit, ku më i rëndësishm­i dhe më i debatueshm­i është ai i ' Vetingut', procesit të vlerësimit etik dhe profesiona­l të prokurorëv­e dhe gjyqtarëve".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re
 ??  ?? Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, kongresmen­i Michael McCaul me kreun e Kuvendit, Ilir Meta
Kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin Amerikan, kongresmen­i Michael McCaul me kreun e Kuvendit, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania