Gazeta Shqiptare

"Dialogu politik, kusht themelor për Shqipërinë"

-

ditën e dytë të kampingut të LRI- së në Jalë, pjesë marrësit kanë zhvilluar bashkëbise­dime interaktiv­e me disa nga personalit­etet e ftuara në këtë aktivitet. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Milan Ciganik dhe kryetarja e Komisionit Parlamenta­r për Politikën e Jashtme, Arta Dade, kanë ndarë me të rinjtë e LRI- së mendimet e tyre në lidhje me sfidat e integrimit europian të Shqipërisë, problemati­kat me të cilat përballet Bashkimi Europian, si dhe kanë diskutuar rreth aktualitet­it politik dhe reformave që po ndërmerren në vendin tonë. Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha tha se fakti që Shqipëria është një vend kandidat për t'u anëtarësua­r në BE nënkupton se vendi ka përparuar në të gjitha fushat. Gjosha vlerësoi miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, teksa theksoi se dialogu politik është një kusht themelor për Shqipërinë. Ministrja u shpreh optimiste se reforma i jep një mundësi Shqipërisë që të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatav­e. "Kjo është një reformë që duhet t'u japë zgjidhje edhe çështjeve të tjera, por edhe tri prioritete­ve kyçe, që kanë të bëjnë pikërisht me korrupsion­in, krimin e organizuar, por edhe të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, investimev­e të huaja, të punësimit etj. Pra, ka të bëjë dhe prek jetën e çdo qytetari shqiptar, kështu që fakti që tani ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që po punohet dhe për 7 ligjet që do ta mbështesin atë, do t'i japë Shqipërisë shansin që Komisioni Evropian në nëntor të bëjë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatav­e", - tha ministrja Gjosha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania