Gazeta Shqiptare

Denoncimi i Spahiut: 50 euro për çdo njeri, thasë në çdo katund të Dibrës

Fushata zgjedhore, PD akuza Ramës se po tenton të blejë vota në Dibër Ristani: Shefi i Krimeve i Mirditës, krah Arben Ndokës

-

Kreu i Aleancës Ku qezi, Kreshnik Spah iu akuzoi dje PS- në se po tenton të blejë votat e qytetarëve në Dibër. Sipas tij, në Dibër po blihen votat dhe një person po paguhet 50 euro. Ai e konsideron situatë revolucion­i në Dibër dhe përmend se Edi Rama nuk e lëshon pushtetin me zgje- dhje të lira. "DIBRA KUQEZI: O milet, mos e shisni nderin me para. Plas ndarja me thasë në çdo katund, 50 euro për çdo njeri. Peshkopia 25.000 votues. PS po tenton të blejë 20.000 vota x 50 euro = 1 milion euro. Edi Rama nuk e lëshon pushtetin me zgjedhje të lira. Situatë revolucion­i në veri të Shqipërisë", shkruan z. Spahiu në "Facebook". Po dje, edhe Partia Demokratik­e akuzoi kryeminist­rin Edi Rama se ka aktivizuar banda kriminale dhe i mbështet ato me oficerë të policisë për të manipuluar zgjedhjet në Dibër. Sekretari i Përgjithsh­ëm, Arben Ristani, tha se në krah të ish- deputetit Arben Ndoka, i cili është angazhuar në manipulimi­n e zgjedhjeve në Dibër, qëndron shefi i krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Akuzën ai e shoqëroi me një fotografi. "I braktisur nga dibranët dhe shqiptarët dhe përballë humbjes së thellë të 11 shtatorit, Edi Rama ka mobilizuar banditë e kriminelë dhe u ka vënë atyre në dispozicio­n oficerë të korruptuar dhe të kriminaliz­uar të policisë. Përkrah trafikanti­t të femrave Arben Ndoka, në fushatën elektorale të Dibrës. Edi Rama ka çuar, siç e shihni në këtë foto të publikuar nga mediat, shefin e krimeve të Mirditës, Klajdi Osmani. Ky person i njohur si garant i trafikantë­ve të drogës në Mirditë, është angazhuar në fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Dibër", - deklaroi z. Ristani. Sipas tij, humbja e Ramës është e pashmangsh­me, sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim ndaj dibranëve, por i ka zhytur në varfëri dhe pasiguri. "S'ka bërë asnjë investim, s'ka hapur asnjë vend të ri pune, ka dhunuar dhe poshtëruar Dibrën dhe çdo dibran të djathtë e të majtë. E vetmja kontratë që ka Rama dhe kandidati i tij është ajo me krimin. Por i ka bërë llogaritë gabim. S'ka kriminel, bandit apo trafikant që të ruajë pushtetin e Edi Ramës. Koha e tij ka mbaruar! Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën", - u shpreh z. Ristani. Ndërkohë që, në një tjetër deklaratë, zëdhënësja Ina Zhupa akuzoi kryeminist­rin se po i jep tendera korruptiv deputetit socialist Sadri Abazi, para të cilat po përdoren për blerjen e votave në Dibër. "Një tjetër tender në kundërshti­m me ligjin prej 1.73 miliardë lekësh për rivitalizi­min e hapësirave publike në zonën pranë Pallatit të Kulturës në Dibër. Oferta e kompanisë ' ALKO Impex' ishte 220 milionë lekë më shumë se oferta më e ulët", - deklaroi zj. Zhupa. Sipas demokratëv­e, kryeminist­ri është braktisur nga dibranët, pasi në tri vite qeverisje atë zonë e la në harresë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e djeshme miratoi modelin e fletës së votimit për zgjedhjet që do të mbahen për Bashkinë e Dibrës më 11 shtator. Pas hedhjes së shortit, emri i kandidatit të mazhorancë­s, Muharrem Rama do të jetë i pari i renditur në fletën e votimit, ndërsa rivali i tij, Sherefedin Shehu, përfaqësue­s i të djathtëve, do të jetë i dyti në listë. Dibra zhvillon zgjedhje më 12 shtator për kreun e ri të Bashkisë së Peshkopisë. Kryeminist­ri

Edi Rama prezantoi projektin për transformi­min e bulevardit të Bashkisë së Dibrës. Kreu i qeverisë postoi dje në "Facebook" foto nga projekti i Rilindjes Urbane për transformi­min e bulevardit të Bashkisë së Dibrës. "Ka nisur puna për transformi­min rrënjësor

 ??  ?? Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu
Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania