Gazeta Shqiptare

Investimi, 20 mln dollarë për grumbullim­in e perimeve në Berat

Ministrja e Ekonomisë nënshkruan marrëveshj­en

-

Një

kompani private do të mund të marrë me qira kundrejt shumës simbolike 1 euro një hapësirë/ pronë prej rreth 42.000 metra katrorë në Berat. Parashikoh­et që kompania të investojë një shumë prej 20 milionë dollarësh. Marrëveshj­a u nënshkrua nga ministrja e Zhvillimit të Ekonomisë, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrj­es, Milva Ekonomi. "Kjo, - tha ministrja Ekonomi, - është kontrata e 21- të që ne firmosim në kuadër të kontratave të qirasë me tarifën simbolike 1 euro, që nënkupton se subjekti paguan qira vetëm 1 euro për 20 vjet për pasurinë shtetërore që merr në përdorim". "Shoqëria an-

PUNESIMI

Brenda periudhës dyvjeçare është parashikua­r që të punësohen 50 veta dhe investimi në këtë periudhë është 2 milionë dollarë. Në vazhdimësi janë ideuar investime të tjera, ku sipërfaqja e madhe e qendrës jep mundësinë e instalimit të paneleve diellore, nga ku do të prodhohet dhe energjia elektrike.

gazhohet të kryejë një investim fillestar prej rreth 2 milionë USD dhe parashikon një investim total prej 20 milionë USD, në objektin që do të marrë me qira", - u shpreh Ekonomi. Duke dhënë deta-

je të kësaj kontrate, ministrja Milva Ekonomi deklaroi se "deri në fund të vitit 2018 do të jenë të punësuar 50 punonjës, periudhë kjo që përkon dhe me kohën e përfundimi­t të investimit". Bëhet fjalë për objektin e ishvend dislokimit të Shtabit të vjetër të Bazës Ajrore Kuçovë, Berat, me sipërfaqe të përgjithsh­me prej 4.2 hektarë. "Në proces kemi edhe disa kontrata të tjera që presim të finalizohe­n në muajt në vijim", tha ministrja Ekonomi, duke theksuar se ka një interesim të shtuar të biznesit ndaj këtyre objekteve. Në fund të fjalës së saj, ministrja Ekonomi tha: "Lehtësimi i të bërit biznes, krijimi i kushteve sa më optimale për bërjen biznes është një sfidë e vazhdueshm­e e qeverisë shqiptare. Gjatë këtyre tre vjetëve është bërë shumë në këtë drejtim, por mbetet akoma edhe më shumë për t'u bërë". Sipërmarrë­si Ylli Aliaj, pas nënshkrimi­t të kontratës tha: "Znj. Ministre, unë ju falënderoj për besimin që na dhatë për kërkesën tonë për marrjen me qira të kësaj sipërfaqej­e, 4.2 hektarë. Në këtë sipërfaqe do të ndërtohet një qendër e integruar për grumbullim­in e produkteve bujqësore. Kjo nuk është thjesht një qendër grumbullim­i, por një qendër e integruar. Fillimisht do të bëhet seleksioni­mi i produkteve, e pastaj paketimi i tyre. Në planin tonë të biznesit parashikoj­më ndërtimin e një laboratori për certifikim­in e çdo produkti që do të merret përsipër të tregtohet në tregun tonë dhe atë të huaj. Të gjithë fermerët do të kenë mundësinë që në këtë qendër, të certifikoj­në produktet e tyre.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania