Gazeta Shqiptare

Biznesmeni­t i marrin mijëra euro nga një adresë false

Policia nis hetimet/ 68- vjeçari do blinte mallra nga një kompami kineze Ideal Agolli: Më devijuan transfertë­n bankare

- Xhensila Kodra

Një biznesmen nga Ti rana ka rënë pre e krimit kibernetik, duke u mashtruar nga një adresë false. Burime pranë policisë së kryeqyteti­t bënë me dije se ai është 68- vjeçari Ideal Agolli, me origjinë nga Korça dhe banues në Tiranë. Rasti është denoncuar dy ditë më parë nga vetë biznesmeni, i cili ka pohuar para oficerëve të policisë se nëpërmjet mashtrimit, ai ka humbur rreth 50 milionë lekë të vjetra. Mësohet se 68vjeçari merret me importeksp­ort me shumicë dhe pakicë, materiale dhe pajisje industrial­e ( kryesisht pajisje elektro- shtëpiake). Zyrtarisht, policia tha se janë duke hetuar mbi identifiki­min e autorëve, si dhe se nga çfarë vendi është bërë ndërhyrja e adresës false. Ndërkaq, gjatë dëshmisë që biznesmeni ka dhënë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, ka rrëfyer se kishte kryer edhe herë të tjera pagesa online për mallrat që blinte, por kjo ka qenë hera e parë që kishte kryer pagesë në adresën ku ra edhe pre e skenës mashtruese.

DENONCIMI

Dy ditë më parë, 68- vjeçari ka denoncuar në policinë e Tiranës skemën mashtruese të përdorur nga persona ende të paidentifi­kuar. Ai ka dëshmuar para oficerëve të Seksionit për Krimet Komp-

juterike se i kanë marrë 10.600 euro dhe 27.700 dollarë amerikanë. Sipas tij, i është bërë një dëm ekonomik në shumën prej 10.610,37 euro dhe 27.787,07 dollarë amerikanë. Kjo shumë i është marrë nga një adresë emaili false ( Wfsi1079@ 163. com) dhe nëpërmjet mashtrimit, autorët me anë të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme transfertë­n bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze "Shanghai CET Electric Co. LTD". "Më datë 23.08.2016, shtetasi me inicialet I. A. 68- vjeç, banues në Tiranë, me profesion biznesmen, ka kallëzuar se është mashtruar online, duke pësuar një dëm ekonomik në shuma të mëdha nga persona të panjohur me një adresë email- i false dhe nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme një transfertë bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompani kineze", thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Tiranës. Sipas policisë, autorët e kësaj skeme mashtrimi akuzohen për veprën penale " Mashtrimi kompjuteri­k".

MESAZHET

Burime pranë hetuesve të çështjes bëjnë me dije se biznesmeni 68- vjeçar ka sqaruar në polici se ka blerë edhe herë të tjera materiale online, por kjo ka qenë hera e parë që ka paguar para në adresën false të sipërpërme­ndur. Ai ka treguar më tej se në mesazhin që i kishte mbërritur nga kjo adresë, shkruhej se pagesa e materialev­e duhej të bëhej në një numër llogarie që personat i kishin dhënë dhe se dërgesa e materialev­e do të bëhej pas disa javësh.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania