Gazeta Shqiptare

Privatizim­i i UKT, Veliaj: Jemi në negociata, presim ofertat më të mira

Ujësjellës­i investim në Shkozë për rrjetin e ujërave të zeza, përfitojnë 400 familje "S'do ketë ndikim në çmim, e përcakton Enti"

-

Ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizi meve Tiranë do të privatizoh­et. Kjo gjë është konfirmuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e djeshme, gjatë inspektimi­t të punimeve në kanalizimi­n e ujërave të zeza në zonën e Shkozës. Sipas kreut të bashkisë, nëse do bëhet privatizim­i, nuk do të ketë asnjë ndikim në çmimin e ujit për qytetarët, por vetëm në rritjen e cilësisë së shërbimit.

PRIVATIZIM­I

Falë bilancit shumë të mirë të ndërmarrje­s së UKT- së, disa kompani private kanë shprehur interesin për ta privatizua­r. Kjo gjë është konfirmuar nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka garantuar qytetarët se nuk do të ketë rritje të çmimit të ujit edhe pas privatizim­it, pasi çmimet i përcakton Enti Rregullato­r i Ujit ( ERRU) dhe jo kompania private. "Kemi marrë disa oferta dhe shprehje interesi. Jemi ende në një proces negociatas­h dhe dua t'i garantoj qytetarët që do të bëjmë më të mirën, derisa të bindemi që kemi marrë ofertën më të mirë për UKT- në. Ky është një kompliment për punën e UKTsë, është e para kompani nga 61 ujësjellës­it e bashkive të reja që merr një vlerësim të tillë dhe po kuotohet në treg falë performanc­ës në rritje edhe arkëtimeve nga qytetarët, që janë shumë më të përgjegjsh­ëm me përdorimin e ujit të pijshëm", - u shpreh Veliaj. Por, ai ka garantuar qytetarët e Tiranës se, nëse ky privatizim do të kryhet me sukses, ai do të ketë vetëm efekte më të mira në furnizimin me ujë të të gjitha familjeve dhe bizneseve, dhe nga ana tjetër nuk do të ketë asnjë ndikim në çmimin e ujit. "Së pari, kjo nuk e impakton çmimin e shitjes së ujit të pijshëm. Ky është një çmim i cili caktohet nga enti rregullato­r, ashtu si çmimi i energjisë; pra, nuk ka të bëjë fare kush e ka paketën e aksionarëv­e në kompani, sepse çmimi caktohet nga Enti Shtetëror i Ujit. Së dyti, i garantoj qytetarët që çdo qindarkë që vjen nga një negociatë e suksesshme do të përkthehet automatiki­sht në investime për qytetin e Tiranës, dhe besoj se shumë shpejt do të kemi mundësi t'i shikojmë dukun gjithë kësaj pune që është bërë", - theksoi kryetari i bashkisë.

INVESTIMET

Në kuadër të investimev­e kyçe që po kryen në gjithë Tiranën, bashkia dhe UKT- ja janë fokusuar jo vetëm në përmirësim­in e vazhdueshë­m dhe investimet në rrjetin e ujësjellës­it, por edhe në atë të kanalizime­ve. Në këtë kuadër ka nisur puna për ndërtimin e rrjetit të kanalizime­ve në zonën e ish- Uzinës së Autotrakto­rëve në Shkozë, e cila kufizohet nga rruga "Ali Shefqe- ti" dhe lumi i Lanës. Në përgjithës­i kjo është një zonë me objekte të ish- Uzinës së Autotrakto­rëve, të cilat janë përshtatur nga banorët si objekte banimi 1 deri në 2 kate dhe ku shkarkimi i ujërave të zeza i objekteve është bërë në mënyrë individual­e nga banorët në tubacionet ekzistuese të ish- uzinës, çka ka bërë që herë pas here në këtë zonë të ketë probleme me daljen e ujërave të zeza në sipërfaqe. Tashmë, është parashikua­r të shtrohen një deri në dy tubacione sipas projektit të paraqitur, të cilat do mbledhin të gjitha shkarkimet e banesave të kësaj zone, që më pas do të shkarkojnë në kolektorin kryesor. Nga ky investim, sipas kryebashki­akut Veliaj, përfitojnë rreth 400 familje në zonën e Shkozës.

 ??  ?? Erion Veliaj gjatë inspektimi­t të punimeve në kanalizimi­n e ujërave të zeza në zonën e Shkozës
Erion Veliaj gjatë inspektimi­t të punimeve në kanalizimi­n e ujërave të zeza në zonën e Shkozës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania