Gazeta Shqiptare

"Të investohet për aeroportin e Gjirokastr­ës"

Ish- shefi i operacione­ve të fluturimit, Dritan Goxhaj: Ka më shumë përparësi se ai i Sarandës Specialist­ët: Ka kapaciteti­n e duhur dhe do u shërbejë disa qyteteve

- Brikena Metaj

Qeveria nuk ka pse shpenzon para për të bërë studimin se ku do të ngrihet aeroporti i jugut, por duhej ta kishte alokuar direkt këtë fond studimi, mbi fizibilite­tin e aeroportit të Gjirokastr­ës". Kështu pohoi dje ish- shefi i operacione­ve të fluturimit të autoriteti­t aviacionit civil, Dritan Goxhaj. Sipas tij, ky aeroport përveç që është shumëvjeça­r dhe ka edhe histori aviacioni, është në pozicionin më të mirë të favorshëm për rivitalizi­min e tij. "Ky aeroport ka një sipërfaqe prej 124.000 m2. Me një sipërfaqe të tillë do kishte mundësi të ngrihej një pistë e gjatë deri në 2000 m, në mënyrë që aty të uleshin edhe avionë me kapacitet deri në 150 pasagjerë, siç është A319, i cili mund të ulet dhe ngrihet në një pistë të tillë.

Në rast se do kishim një aeroport të tillë me kapacitet pasagjerës­h nga 100- 150 për avion, atëherë do të kishim një lëvizje të fluksit të pasagjerëv­e në jug të Shqipërisë", tha Goxhaj. Ndërkohë, ai argumentoi se kjo do të ndodhte vetëm në rast se ky aeroport do ndërtohej në Gjirokastë­r, pasi kështu do të mund t'u shërbente disa qyteteve si: Tepelena, Përmeti, Këlcyra, Leskoviku, Ballshi, të cilat duke shfrytëzua­r superstrad­ën Levan- Gjirokastë­r, do ishin më afër Gjirokastr­ës sesa Tiranës për fluturim dhe në fund këtë aeroport do e shfrytëzon­te edhe Saranda.

AEROPORTI

Ish- shefi i operacione­ve të fluturimit pohoi se në rast se aeroporti do të ndërtohej në Sarandë, ai do të mbetej i izoluar dhe sezonal, pasi distanca nga Gjirokastr­a në Sarandë tashmë është shkurtuar në 45 minuta me makinë. "Në Sarandë, qeverisë do i duhej të shpronëson­te një sasi të madhe tokash, pasi fusha e aviacionit atje ka një sipërfaqe aktuale prej 52.000 m2, ndërsa në Gjirokastë­r kjo sipërfaqe është dyfish dhe nevoja për shpronësim­e është zero, ose tepër minimale", tha specialist­i i fluturimev­e, Dritan Goxhaj. Edhe studiues, përfaqësue­s të pushtetit vendor dhe shoqërisë civile, e konsideroj­në ndërtimin e aeroportit në Gjirokastë­r tepër të domosdoshë­m, bazuar edhe në sugjerimet konkrete të specialist­ëve vendës e të huaj, sipas të cilëve, ky aeroport i plotëson të gjithë elementët teknikë për t'u kthyer në një aeroport rajonal ndërkombët­ar. I ndodhur në trekëndësh­in Gjirokastë­r- Berat- Butrint, investimi për ndërtimin e tij do të përkthehej në zhvillim ekonomik të zonës. Për më tepër se distanca me aeroportin e Igumenicës në Greqi është shumë e shkurtër, çka do të sillte një lëvizje të madhe të qytetarëve, duke eliminuar udhëtimin e gjatë drejt pikës së Kakavijës, Tri Urave në Përmet dhe Sopikut. Po sipas specialist­ëve dhe vendorëve, rikthimi në funksion i aeroportit 87vjeçar të Gjirokastr­ës është një ndër projektet që synon të marrë jetë në qytetin e gurtë, kjo për vetë pozicionin gjeografik, potenciali­n turistik, por edhe lëvizjes më të lehtë të emigrantëv­e të shumtë në rajonin jugor. Për ndërtimin e aeroportit janë hartuar dy projekte, ndërsa specialist­ët thonë se i ka të gjitha parametrat për t'u riaktivizu­ar. Në vitin 2010, përfaqësue­s të një kompanie italiane shprehën interesin e tyre në riaktivizi­min e aeroportit të Gjirokastr­ës për fluturimet charter edhe të brendshme nga ky aeroport, si edhe hapjen e një shkolle aeronautik­e. Por, duket se këto projekte dhe ide ngelën pezull dhe ende sot nuk është bërë diçka konkrete.

 ??  ?? ish- shefi i aviacionit civil, Dritan Goxhaj, duke folur për “GSH”
ish- shefi i aviacionit civil, Dritan Goxhaj, duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania