Gazeta Shqiptare

Ja historia 87- vjeçare e aeroportit në jug të vendit, u inaugurua më 11 gusht të vitit 1929

-

Aeroporti

i Gjirokas trës ka një histori 87vjeçare. Ai ndodhet në një distancë prej më pak se 1 km nga ana lindore e qytetit dhe shumë afër rrugës nacionale. Ishte shtatori i vitit 1924, kur autoritete­t shqiptare pranuan kontratën me shoqërinë "Adria- Aeroloyd" dhe nxitën daljen e një projektlig­ji që do të çelte siparin e historikut të aviacionit civil në vendin tonë. Linja ajrore Tiranë- Gjirokastë­r- Tiranë u inaugurua në 11 gusht të vitit 1929 dhe ishte operative vetëm në kushte optimale. Vështirësi­a kryesore në këtë periudhë ishte gjetja e ekuipazhit. Në këto kushte, prej këtij aeroporti fillon transporti i pasagjerëv­e dhe i postës, duke përdorur dy ose tre aeroplanë të lehtë me tri vende secili. Në vitin 1932, pas shfuqizimi­t të marrëveshj­es me gjermanët, koncesioni për shërbimin ajror civil i jepet shoqërisë italiane "Ala- Littoria", me të cilën qeveria mbretërore shqiptare lidh kontratë për koncesion ekskluziv. Është pikërisht kjo, periudha kur nis edhe ndërtimi i aeroportit të Gjirokastr­ës. Në vitet ' 30-' 40, ky aeroport ka një funksion të dyfishtë, atë civil e ushtarak. Rreth 30 aeroplanë transporti, bombardues, civilë etj. u vendosën këtu gjatë viteve të luftës. Linjat kryesore të kësaj periudhe me stacion kryesor aeroportin e Gjirokastr­ës ishin TiranëVlor­ë- Gjirokastë­r- Tiranë dhe Tiranë- Korçë- Gjirokastë­r - Tiranë. Me Italinë funk- siononte linja Gjirokastë­rBrindisi. Ky lloj transporti zgjati deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Me futjen e Shqipërisë në kampin socialist, shërbimi civil ajror është ndërprerë dhe nuk është menduar më për riaktivizi­min e këtij lloj transporti, si një nevojë për zhvillimin ekonomik e social të vendit. Vitet ' 90 e gjejnë këtë aeroport në gjendje pune. Avionët e shoqërisë amerikane MAF do të rikthenin aty fluturimet civile në linjat ajrore Tiranë- Gjirokastë­rKorçë- Tiranë, duke e bërë atë një nyje të rëndësishm­e të transporti­t ajror.

 ??  ?? Gjirokastr­a
Gjirokastr­a
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania