Gazeta Shqiptare

"Gjunjëzohe­t" Italia, mbi 120 të vdekur, qindra të plagosur

Kryeminist­ri Renzi: Po marrim masa urgjente, jemi pranë familjeve të viktimave 7 lëkundje shkatërroj­në qytetin, vijojnë kërkimet për të mbijetuari­t

-

Një tërmet i fu qishëm ka ' gjunjë zuar' Italinë Qendrore në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, duke shkaktuar të vdekur e të plagosur, ndërsa banesa e deri qyteza janë rrafshuar. Lëkundja e parë, me magnitudë 6 e shkallës Rihter ndodhi rreth orës 03: 36 me epiqendër 2 km larg Açumoli ( Rieti). Pas lëkundjes së parë, janë ndjerë edhe dy të tjera, me mangitudë 5,1 dhe 5.4, me epiqendër 5 km larg Norcia- s. Zona e Amatrice ka pësuar dëmet më të mëdha, ku kryebashki­aku i saj është shprehur se qyteti pothuajse nuk ekziston më. Ndër zonat e prekura rëndë janë edhe Açumoli e Arquata del Tronto. Sipas mediave italiane, deri pasditen e djeshme 120 persona kanë humbur jetën, mes tyre shumë fëmijë. Ndërsa 100 të tjerë janë plagosur dhe 150 janë të zhdukur nën rrënoja. Ndërkohë, nga ora në orë bilanci i viktimave është rritur. Zona që u godit nga tërmeti në Itali është shumë pranë Aquilas, që u shkatërrua nga një tërmet i fortë në 2009- ën. Në këtë zonë ka shumë ndërtime historike, monumente kulture, të cilat janë rrënuar. Mediat italiane bëjnë të ditur se një helikopter me 9 të plagosur nga tërmeti në Amatrice ka mbërritur në spitalin ' Gemelli' në Romë. Një tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë rreth orës 13: 50 në Arquata del Tronto, pak kilometra larg zonës ku kishte epiqendrën tërmeti shkatërrue­s, që rrafshoi qytete e shkaktoi dhjetëra viktima në Italinë Qendrore. Sipas mediave italiane, lëkundjet janë ndjerë edhe në Romë. Qyteti Açumoli është ndër qytetet ku tërmeti ka shkaktuar më tepër dëme. "Qyteti është pothuajse i shkatërrua­r, godina e policisë, kishat dhe shumë banesa janë rrafshuar", deklaroi kryebashki­aku Stefano Petruçi. I menjëhersh­ëm ka qenë edhe reagimi i kryeminist­rit Edi Rama pas tragjedisë së ditës së djeshme në Itali. Kryeminist­ri ka ngushëllua­r shtetin fqinj duke shprehur solidarite­tin me popullin si edhe me qeverinë italiane. "Një ditë e trishtuesh­me për Italinë mike! Ngushëllim­et më të ndjera për viktimat e tërmetit e solidarite­t vëllazëror me popullin e qeverinë!", ka shkruar Rama në faqen e tij në "Facebook". "Dhimbje dhe solidarite­t me popullin italian dhe qeverinë italiane në këto momente të vështira, që la pas tërmeti i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm. Jemi pranë familjeve të bashkëqyte­tarëve tanë dhe u urojmë shërim sa më të shpejtë të plagosurve! Ngushëllim­e familjeve të viktimave! Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit dhe familjet e viktimave", ka qenë ky reagimi i kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha në rrjetet sociale. "Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal dëshiroj t'ju shpreh ngushëllim­et më të sinqerta për ju dhe popullit italian, për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga tërmeti i ditës së sotme. Kjo tragjedi ka tronditur thellë popullin shqiptar, i cili në këto çaste të vështira edhe për të, ndodhet pranë popullit mik italian, pranë familjeve të viktimave dhe të dashurve të tyre", shkruan zoti Meta. Kreu i shtetit shqiptar i shpreh ngushëllim­et presidenti­t Mattarella për viktimat e tërmetit që goditi disa qytete të Italisë Qendrore. "Me hidhërim të thellë u shpreh ngushëllim­et më të ndjera familjarëv­e të viktimave dhe ju siguroj se në këto momente të vështira dhe dhimbjeje, unë dhe populli shqiptar jemi me familjet e prekura nga tërmeti, me ju dhe popullin mik italian".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania