Gazeta Shqiptare

Dëshmitarë­t: Gjithçka u shkatërrua brenda 10 sekondave

Orët e tmerrit nën rrënojat e Amatrices

-

Amatrice është një qytet mjaft i njohur në Itali. Me 2.600 banorë, kjo zonë ka qenë gjithnjë turistike. Me ndërtesa të shumta historike, ka qenë gjithnjë një atraksion për turizmin. Gjatë tërmetit shumë prej këtyre ndërtesave janë shkatërrua­r plotësisht. Vetëm disa prej tyre kanë mundur të shpëtojnë. Gjithashtu, Amatrice është e njohur për traditën e hershme gastronomi­ke. Çdo vit, në 27 gusht mbahet festivali i famshëm në të gjithë botën "spaghetti all- amatrician­a". Të

shumtë kanë qenë dëshmitarë­t që kanë rrëfyer orët e tmerrit në qytetin e Amatrices. Mbi 150 persona rezultojnë të zhdukur, shumë fëmijë humbën jetën dhe mbi 120 të vdekur numërohen deri mbrëmë, por tragjedia në Italinë Qendrore vijon. Çdo minutë e vonuar mund të kushtojë me jetë njeriu. Shumë persona, mes të cilëve fëmijë, mundën të nxirren nga gërmadhat e banesave vetëm sepse ulërinin të tmerruar. Ndihma e shpejtë po shpëton shumë prej tyre. "Mjafton të arrish të kapesh duart dhe pastaj aq, i nxjerr", thotë një prej personave të ndihmës së shpejtë. Por, orët e tmerrit nuk kanë fund për italianët e prekur nga tërmeti që goditi qytetin, teksa banorët flinin të qetë. Një foshnje është nxjerrë e pajetë nga rrënojat e banesës që ia shkatërroi tërmeti në qendër të di Arquata del Tronto. Prindërit u nxorën të gjallë dhe u dërguan në spital, por nuk mbeti shumë për t'u bërë për beben disamuajsh­e. "Shpëtova për mrekulli, sepse sapo u zgjova për të shkuar në punë. Sapo u ngrita nga shtrati, ndjeva lëkundjet. 10 sekonda mjaftuan për të shkatërrua­r gjithçka", kështu deklaroi Marko, operator ekologjik në Amatrice, i cili i mbijetoi tërmetit të fuqishëm që tronditi Italinë Qendrore, në orët e para të mëngjesit të sotëm. "Mbaj mend që tërmeti i 2009- ës që goditi Aquila- n zgjati më shumë. Sot në një moment ndodhi gjithçka", u shpreh ai. Një tjetër i mbijetuar, që ndodhej në Configno, në periferi të Amatrice thotë se gjithçka dukej si një makth. "U zgjuam në 3: 35, mobiliet po rrëzoheshi­n të gjitha, ndërsa muret lëkundeshi­n. Dolëm nga shtëpia me shpejtësi ashtu siç ishim. Shumë njerëz janë ende vetëm me të mbathura në rrugë", rrëfen ai. Ndërkohë, një vajzë me emrin Elisa shkruan në rrjetin social "Twitter": "Që prej orës 3: 36 nuk kam pushuar së pari. U zgjova kur babai hyri në dhomën time duke bërtitur, ndërsa nëna më thërriste në emër. Kam qëndruar gjithë natën rrugëve, nuk mund të futesha dot në shtëpi nga frika".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania