Gazeta Shqiptare

Flet kushëriri: Si shpëtuan gruaja dhe vajzat, Erjoni mbeti nën rrënoja

Në gjendje të rëndë një tjetër shqiptare, shtetësja E. T. ka marrë goditje në kokë Fatjon Toro: Kishte 15 vite në Itali, punonte në ndërtim

-

ti viktimë mes 120 personave të tjerë nga tërmeti që përfshiu mëngjesin e sotëm Italinë Qendrore. Në një intervistë për "BalkanWeb", Fatjoni tregon se si e morën vesh lajmin e kobshëm. Ndër të tjera, kushëriri tregon se gruaja e Erjonit ndodhet në spital, bashkë me dy vajzat, 5 dhe 3 vjeçe. "Erjoni ishte djalë i vetëm. Kishte edhe tri motra. Ishte i lidhur shumë më nënën", shkon më tej rrëfimi i Fatjonit.

Kush ua dha lajmin e kobshëm për humbjen e kushëririt tuaj?

Në orën 10: 00 të paradites na ka ardhur një telefonatë. Na njoftoi daja i Erjonit. Daja jeton bashkë me motrën e tij në Amatrice. Ata na e dhanë lajmin e hidhur. Jemi të gjithë të shokuar si fis, ishte një humbje e madhe për të gjithë ne. Sidomos për familjen. Erjoni ishte pika e dobët e familjes, djali i vetëm mes 3 motrave.

Keni marrë informa- cioneve se si është gjendja e gruas së Erjonit dhe dy vajzave?

Aktualisht të tria janë duke marrë ndihmën mjekësore në spital. Nga ato që na thanë familjarët tanë, gruaja e Erjonit ka fraktura dhe ka thyer legenin, ndërsa vajzat fatmirësis­ht janë mirë.

Si arriti të shpëtonte gruaja bashkë me vajzat? Keni mësuar diçka mbi këtë fakt?

E gjithë ka ndodhur falë ndërhyrjes së shpejtë. Ata që kanë dhënë ndihmën e parë, kanë mundur të nxjerrin nga shtëpia gruan e Erjonit dhe vajzat, ndërsa kushëriri im ngeli mes rrënojave.

E ka mësuar bashkëshor­tja lajmin për vdekjen e Erjonit?

Jo, ende nuk e ka mësuar. Menduam se është herët për të që t'ia thoshim, pasi është e sëmurë.

Po gjendja e familjarëv­e të Erjonit si është?

Nëna dhe babai i Erjonit sapo e morën vesh lajmin, u hidhëruan. Nëna dhe tri motrat, ( dy prej tyre jetojnë në Shqipëri dhe tjetra në Greqi) marrin ndihmë mjekësore në shtëpi. Jemi të gjithë keq. Nuk kemi fjalë.

Sa vite kishte Erjoni që jetonte emigrant në Itali? Kur ka qenë hera e fundit që ka ardhur në Shqipëri?

Erjoni kishte 15 vite që kishte emigruar në Itali. Punonte në ndërtim në Amatrice. Ndërsa e shoqja kujdesej për dy vajzat, një 5 vjeçe dhe tjetra 3. Kishte dy vite pa ardhur në Shqipëri. Para një jave xhaxhai im u kthye nga Italia bashkë me gruan e tij, pasi shkonin shpesh tek ai.

E mbani mend bisedën e fundit me Erjonin? Çfarë ju ka thënë?

Para një jave kam folur. Shkoja shumë me të. Ishim si vëllezër. Ishte një bisedë e thjeshtë në "FB". Gjëra normale.

A ka ardhur ndonjë zyrtar në familjen e xhaxhait tuaj për t'ju dhënë informacio­neve për vdekjen e Erjonit?

Jo, nuk ka ardhur asnjë, sepse nuk ishte konfirmuar lajmi ende. Ne edhe pse e dinim, shumë vonë u dha emri i tij në mediat italiane, e më pas doli dhe njoftimi i Ministrisë së Jashtme se Erjoni kishte vdekur. Tani duhet të presim për procedurat e ardhjes së trupit në Shqipëri, nga 1 javë deri në 10 ditë.

 ??  ?? Viktima, Erjon Toro
Viktima, Erjon Toro
 ??  ?? Rrënojat e qytetit të Amatrices pas tërmetit
Rrënojat e qytetit të Amatrices pas tërmetit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania