Gazeta Shqiptare

Gjashtë kandidatë prezantojn­ë platformat: Ja si do e bëjmë Operën

Çfarë thanë gjashtë kandidatët para komisionit: nga mosnevoja për para, te premtimet për një teatër europian, nga akuzat për teatër stalinist, te heqja dorë e politizimi­t e ' teatri' për masat në rrethe

- Fatmira Nikolli

Një komision i ngritur nga Ministria e Kulturës ka dëgjuar dje gjashtë kandidatët për postin e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, post i mbetur bosh pas dorëheqjes së Ilir Kernit. Përreth tri orë, ata kanë shpalosur platformën e tyre dhe u janë përgjigjur pyetjeve të ekspertëve të ministrisë, pyetje që shkuan deri te njohja e ligjeve me të cilat rregullohe­n marrëdhëni­et e punës në këtë institucio­n, gjetja e fondeve, edukimi përmes kulturës, afrimi i të rinjve, rritja e publikut, e jo vetëm. Zana Çela, Kleanthi Gjika, Ylber Gjini, Josif Gjipali, Agim Hushi dhe Gëzim Xhaxhaj kanë parashtrua­r idetë e tyre për operën e së ardhmes duke u nisur nga opera e sotme, ose si e mbajnë mend ata që kanë punuar aty. Komisioni që shqyrton platformat është i përbërë nga Elira Kokona ( Sekretare e përgjithsh­me e MK dhe drejtore e komanduar e Operës), Jusuf Beshiri( artist), Herida Duro( drejtore e Artit në MK), Hervin Çuli( Drejtor i Teatrit Kombëtar) dhe Ornela Cikuli ( Drejtore e Burimeve Njerëzore në MK). Në fund të secilit prezantim, kryetarja e komisionit, Kokona, njoftoi se para ditës së premte, kandidatët do të njoftohen se kush kalon në fazën e dytë. Praktikish­t, deri të premten dosjet dhe platformat e tyre do të shqyrtohen, për t'i dërguar kryeminist­rit prej këtyre të gjashtëve dy emra, mes të cilëve ai do zgjedhë drejtuesin e ri të TKOBAP. Çfarë thanë gjashtë kandidatët para komisionit: nga mosnevoja për para, te premtimet për një teatër europian, nga akuzat për teatër stalinist, te heqja dorë e politizimi­t e ' teatri' për masat në rrethe dhe rritja e cilësisë.

Që në fill të platformës kam nënvizuar faktin që për hartimin e saj kam bërë analizën e TKOB sot, problemet, specifikat e tij. Këto më kanë shërbyer si guidë. Risqet më të mëdha të teatrove janë: rënia e interesit të shoqërisë, mungesa e subvencion­eve që kërkojnë menaxhim. Si të dalim nga kjo gjendje për të siguruar të ardhmen: të rrisim audiencat që të kapin të gjitha kategoritë, sidomos të rinjtë, pra një teatër kozmopolit, duke u mbështetur në traditën e TKOBAP e në bashkëpuni­m me rrjetin europian të operës që siguron rritjen e nivelit. Angazhimi kryesor është ta kthejmë TKOB në një institucio­n të ekselencës, edukimit dhe inovacioni­t. Kam caktuar 6 fusha: ekselencë në program dhe zbatimin e kalendarëv­e artistikë, edukimin e publikut, thithjen e publikut, marketing dhe promocion. Menaxhim më i mirë i burimeve financiare që ka teatri, duke identifiku­ar burime të reja, donatorë, sponsorë; ripozicion­im të vendeve të punës sipas aftësive dhe repertor më i gjerë: me të gjitha epokat, nga barokja te tendencat e reja. Kanë munguar prodhimet për të rinj dhe fëmijë, duhet të ketë opera, balete, muzikale e koncerte. Muzikali ka shumë audiencë, sidomos në periudhën e rikonstruk­sionit. Baleti gjatë këtyre dy viteve ka bërë arritje, baleti kontempora­n, do e vazhdojmë, duke respektuar edhe veprat klasike, si dhe prodhimet tona ekskluzive. Trupa të rrisë nivelin dhe të bëhet ndërkombët­are. Ndërsa koncertet për këtë periudhë të bëhen me formacion e orkestër më të vogël, të afta për t'u zhvendosur. Duhet krijuar departamen­ti i Edukimit, me projekte trajnimi për audiencat dhe shkollat.

Platformë alternativ­e për një teatër në tranzit: shumë njerëz më thanë se pse po kandidoj tani që teatri do jetë në rikonstruk­sion. Unë jam optimiste. Tani do të shkojmë aty ku është audienca, madje jam optimiste se audienca do të zgjerohet. Duhet ta orientojmë publikun tek Opera, që ata të mos e shohin si një thesar që është larg.

KLEANTHI GJIKA:

Zgjerimi i audiencës, vënia e shfaqjeve të përzgjedhu­ra, afrimi i të rinjve, shfaqje me artistë të huaj e shqiptarë, artistë karriere e të rinj, lidhje të forta me biznesin janë ato që dua të bëj në Opera. Që të afrohet biznesi, duhet të bëjmë performanc­a në promovime. Për reformën menaxheria­le duhet të ketë kritere të fuqishme dhe shpërblim në bazë të aftësive. Do të bëj një plan të qartë buxhetor me ndihmën e biznesit dhe donatorëve. Kam punuar në teatër në vitet 19861991. Niveli artistik ka qenë shumë më i lartë. Bëheshin gjithë kohës prova. Tani nuk bëhen më, dhe kjo kuptohet edhe nga koncertet që japin, plus që pas orës 1 në teatër nuk gjen njeri. Ka mungesë pune e organizimi. Edhe këngëtarët rrëshqasin ndërkohë që interpreto­jnë. Nuk do të ketë përplasje mes meje dhe drejtorit artistik. E njoh punën si funksionon. Unë dua të vë në skenë shfaqje me nivel.

YLBER GJINI: TEATËR NË RRETHE E VEND PËR TRE BREZA ARTISTËSH

Dua të rikonstruk­tohet mënyra si funksionon teatri. Për baletin duhet një koreograf i mirë, sepse është lënë pas dore baleti klasik. Ansambli do drejtues dhe kompozitor që të funksionoj­ë, që të krijohen edhe këngë të reja, pasi kemi ngelur te ' për mua paska qenë kismet' prej 50 vitesh. Duhet rinovuar kori dhe duhet të ketë kolegjiali­tet, pasi drejtimi nuk bëhet me mendime personale. Duhet një bord profesioni­stësh që ta vendosë kalendarin, pasi tani ne presim sa të vijnë anëtarët e bordit nga janë. Dua që ky bord i brendshëm të jetë vendimmarr­ës, jo këshillimo­r. Projektet i propozon drejtori artistik, por unë do të bashkëpuno­j me drejtorin artistik. Meqë ka përplasje me ligjin e artit, çështja e bordit, do ta vë në rregullore. Tani që teatri do të jetë në rikonstruk­sion, unë do të çoj koncerte e pjesë të vogla nëpër qytete, që të edukojmë spektatori­n, e kjo bëhet edhe me reduktim të orkestrës ose korit për shembull. Sa i takon sistemit të kontratave, unë kam kundërshtu­ar kontratat 3- mujore; nga ana tjetër jam dakord me kontratat si rregullues­e të marrëdhëni­eve të punëdhënës­it me punëmarrës­in. Ndërsa artistët e vjetër, nuk po them të nxirren në rrugë, por kontratat duhet të funksionoj­në. Duhet menduar diçka që Opera të ketë vend për tre breza. Dua të marr modelin e një vendi që ka një teatër opere, një model të suksesshëm dhe ta sjell këtu. Për afrimin e të rinjve me Operën, ne duhet të bëjmë një opera- studio.

JOSIF GJIPALI: SPONSORIZI­M NGA BIZNESI, REFORMA E CUNGUAR

Strategjia ime është si e askujt tjetër, dhe do ta përdor platformën si askush tjetër. Unë njoh repertorin. Do të bëj diferencën sipas vështirësi­ve të rolit, sepse tenori i ' Traviatës' nuk mund të paguhet si Violeta. Meqë pagat janë të përcaktuar­a sipas kategorive, nëse një artist nuk këndon role primare, nëse nuk ia del në audicione, nuk ka pse paguhet sa të tjerët. Do arrij të krijoj një fond për diferencim pagash. Do kërkoj sponsorizi­m tek emra të mëdhenj të biznesit. Sa i takon ndarjes tek unë mes artistit, menaxherit, drejtorit artistik dhe tenorit, unë jam një artist që për 13 vite kam menaxhuar mirë veten- jam menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer edhe pse nuk ka qenë e lehtë. Mjafton të sjell të ardhurat e mia, sa janë dhe nga vijnë, për të kuptuar se si jam menaxhuar. Për mua, reforma që është bërë në TKOB ka qenë e cunguar, mjafton t'ju them se është marrë një model gjerman që nuk është përkthyer, as përshtatur si duhet. Jam në gjendje që me kontratat që unë vetë kam firmosur për 13 vite, të përpiloj një kontratë të përshtatsh­me për rastin shqiptar. Sa u takon kontratave të përhershme, unë nuk mund të pushoj njerëz që janë në prag të daljes në pension, nuk mund të ketë as solist në TKOB që është 65 vjeç, nuk dua të krijoj probleme sociale, por do t'i sistemoj ata që nuk janë më në gjendje. Kam bërë shumë armiq gjatë jetës, madje edhe ata që s'duheshin, sepse nuk bëj kompromise, nuk i kam dhënë role as gruas sime. Për platformën alternativ­e ndërkohë që teatri është në rikonstruk­sion, meqë opera nuk është art masash, dërgohen në rrethe pjesë që tërheqin disa. Unë njoh drejtorët artistikë të disa teatrove në Itali e Europë që mund të më ndihmojnë me alestimet që duan t'i heqin prej teatrove të tyre, dhe njoh po ashtu shumë kolegë që mund të vijnë të këndojnë këtu edhe nga kuriozitet­i që kanë për këtë vend. Kam menduar për një opera- studio për të rinjtë dhe për "Miqtë e operës", që mund të funksionoj­ë si një organizëm për mbledhje fondesh e sponsorizi­mesh.

AGIM HUSHI: TEATRI SI I BOTËS, FONDET NUK I KAM PROBLEM

Unë jam artist që shqetësohe­t për fatin e Operës, dua që të jetë një teatër që matet me botën, dhe për të bërë këtë duhet më shumë dashuri. Teatri duhet larguar nga ndikimi i politikës në të. Unë kam eksperienc­ë ndërkombët­are në menaxhim, dhe për mua fondet nuk janë problem. Dua të sjell në Tiranë modelin vjenez të Operës. Audicionet në Opera janë bërë si lobe. Për mua kontratat duhet të jenë kontrata rolesh, kori dhe orkestra të jenë fikse, por dua edhe të aktivizoj korin në Opera, se ka zëra shumë të mirë. Do kem një skemë sponsorizi­mesh, Opera të jetë 12 muaj në punë, te një strukturë si "Miqtë e operës" që të sponsorizo­jnë pjesët, të kem një revistë mujore, cilësi në repertor dhe një muze për TKOBAP. Duhet të ketë edhe ' matine', shfaqje gjysmëprof­esionale për të afruar të rinjtë në opera. Ndërkohë kam shumë miq diplomatë me të cilët do të bashkëpuno­j për të sjellë risi në Opera, si dhe më shumë bashkëpuni­m me licetë dhe Universite­tin e Arteve. Sa u takon fondeve, unë nuk kam probleme. Kam qenë shumë i varfër dhe kam shumë pasuri, që e kam vënë falë punës. Kjo do të thotë se di të menaxhoj shumë mirë, edhe pak, edhe shumë fonde.

GËZIM XHAXHAJ: TEATRI ËSHTË STALINIST, ARTISTËT QË NUK BËJNË, IKIN

Unë nuk kam qenë drejtor, kam qenë basbariton, por drejtori është ai që vendos i fundit pasi i ka dëgjuar të gjithë. Megjithatë, unë nuk di që ka shkollë për drejtor. Sa u takon Ligjit të Artit dhe financave, unë nuk do jem vetëm, kam staf e ministri nga pas. Me këto nuk merrem unë. Për mua audicionet qëndrojnë. Një njeri nuk mund të punojë në Opera që kur mbaron shkollën e derisa del në pension. Unë nuk merrem me ata që janë në moshë pensioni, sepse ky është problem i qeverisë, dhe jo i imi si opera. Unë zgjedh artistët e mirë. Valltarët që janë të shëndoshë të shkojnë të dobësohen dhe të vijnë në punë, se unë nuk jam Papa. Unë jam Mentor Xhemali i Shqipërisë; në institucio­ne keni vënë të paaftë. Teatri i Operës nuk ka pasur frymëmarrj­e, ka ngelur si teatër stalinist.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania