Gazeta Shqiptare

“Jacqueline Kennedy bisedoi me gjeneralin De Gaulle që të ndërhynin pranë Shqipërisë”

“Foshnja vdiq në duart e mia. Atë ditë kisha turp ta shikoja kryqin” Luan Rama: Nënë Tereza, letër Shqipërisë ‘ e kam në zemër popullin tem’

-

Shenjtë, por unë i thashë ashtu siç i ndjeja. Dëshira e Shenjtëris­ë ishte të hapja dhe misione në Amerikën Latine dhe ashtu u bë: pesë misione u hapën në Venezuela, katër në Brazil, dy në Bolivi, një në Guatemala, një tjetër në Uruguai… Pastaj të tjera hapëm dhe në Afrikë si në Tanzani, Kenia, Etiopi, Ruanda. Pesë motra të mia i dërgova dhe në Jemen, atje ku nuk kishte asnjë gjurmë të Kristianiz­mit, pasi i kishin zhdukur ato, dhe kjo ishte një detyrë e vështirë. Aty ndihmonim leprozët. Meqë motrat i donin të gjithë për devotshmër­inë e tyre, guvernator­i mysliman kërkoi që ne të ngrinim një kishë katolike, por unë nuk e ndërmora atë hap. Atëherë, guvernator­i i shkroi Shenjtëris­ë, Atit tonë të shtrenjtë: “Prania e motrave të Nënë Terezës ka sjellë këtu një dritë të re në popullin tonë”!. Isha e lumtur që mundi ynë vlerësohej nga njerëzit e thjeshtë.

Në maj të vitit 1968 kisha marrë një letër nga Shenjtëria që të hapja një mision në Romë. U habita vërtet, pasi mendova se ç’do të bënin motrat e mia në Romë dhe në Vatikan. I ktheva përgjigje dhe i thashë se s’kishim ç’të bënim atje, pasi ne shkojmë aty ku ka të mjerë. Por, Shenjtëria më dërgoi dy bileta avioni që të shkoja të shikoja njëherë me sytë e mia. Dhe unë shkova, kontrollov­a në periferitë e Vatikanit, në Romë. Dhe aty pashë të mjerë. Ishte gushti i atij viti. Para se të largohesha, u takova me Atin tonë të Shenjtë Pali VI: “At i Shenjtë, - i thashë, - konstatova se Zoti na ka lënë punë për të shërbyer kudo”. Disa javë më vonë u ktheva të hap misionin. Ishte i pari mision i yni në Perëndim. Pastaj

LETRA PËR SHQIPËRINË

Nga Oslo, në 10 dhjetor, unë u dërgova një letër të afërmve të mi shqiptarë, ku u shkruaja në shqip: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem shqiptar. Shumë luti Zotin që Paqja e Tij të vijn në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutem shumë për fukarat e mij - dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”.

më ftuan t’i hap në Australi. Shkova në Melburn me pesë motra dhe e hapa. Po kështu shkova dhe në Londër. Pasi fola në ‘ BBC’, ndihmat erdhën nga të katërta anët. Më 1971 misioni ynë u hap në një lagje të Bronksit, më pas në Arkansas, Kaliforni, Miçingan, Florida, Misuri, Nju Xhersi, Ilinois, Pensilvani, etj. Në qershor të vitit 1985, presidenti Reagan më akordonte medaljen më të lartë të “Shtëpisë së Bardhë”, “Medaljen e Lirisë”, por medalja më e bukur ishin sytë e lumtur të atyre që shpëtonim nga vdekja. Disa muaj

më vonë hapëm dhe qendra për kurimin e njerëzve me Sida, fillimisht në Nju Jork, të cilat i quajtëm “Dhurata e Paqes”. Misionet tashmë ishin të panumërta: 32 në SHBA, 5 në Kanada, 6 në Itali dhe po aq në Gjermani e në Angli, 3 në Francë, në Portugali dhe në Belgjikë… Të tjera në Izrael, Australi e deri në Kore të Jugut. Shumë universite­te me emër më bënë “Honoris Causa” si Cambridge, Harward, Uashington, Louvain, etj. Por, të gjitha këto ne ia kushtonim Zotit. Në Perëndim mua më shqetësont­e egoizmi i shoqërisë së konsumit, individual­izmi dhe unë e përsëritja ngado: “Uria nuk është vetëm uri për bukë. Ajo është dhe uri për dashuri. Në vendet e pasura kam pikasur një uri të tmerrshme për dashuri. Ngado kam ndjerë dramën e vetmisë së njerëzve, ndjesinë që të tjerët nuk i duan, të indiferenc­ës së përgjithsh­me. Kjo është një sëmundje e tmerrshme, më e madhe se tuberkuloz­i, leproza…”. Më dhembte shumë drama e shpërbërje­s së familjes dhe prandaj thosha se “Dashuria lind e jetohet në vatrën familjare. Mungesa e dashurisë në familje krijon vuajtje dhe fatkeqësi në botën e sotme…”.

- Ti Nënë nuk i doje podiumet, titujt, dekoratat. Ti vazhdoje gjithnjë të punoje kokulur për të varfrit dhe të mjerët e botës. E megjithatë, kur u shpalle “Nobel i Paqes”, ti shkove në Oslo…

- Po, shkova… në emër të të gjithë atyre të varfërve, të sëmurëve me Sida, të leprozëve dhe të pastrehëve të botës. Takimi në Oslo ishte një nga ditët e shënuara në jetën time, pasi ishte një ngjarje e veçantë, jo thjesht për çmimin “Nobel i Paqes” që më jepej, por sepse sytë e botës ishin drejtuar në Oslo dhe unë doja të dëgjohej fortë zëri i Atit tonë të Shenjtë, zëri i dashurisë për njeriun. Sigurisht, nuk i kisha qejf këto ceremoni, ashtu siç nga ana tjetër doja të qëndroja larg kamerave, aparateve fotografik­e, gazetarëve. Përkushtim­i im ishte thjesht t’u shërbeja më të varfërve, të sëmurëve, jetimëve, njerëzve të pambrojtur. Por, kamerave nuk mund t’u shpëtoja atë ditë. Në fjalën time, gjatë marrjes së këtij çmimi “Nobel të Paqes”, ndër të tjera unë thashë: “Si mund ta duash Zotin që s’mund ta shohësh nëse nuk do fqinjin me të cilin jeton? Është e rëndësishm­e ta kuptojmë se, që dashuria të jetë e vërtetë, ajo duhet të na dhembë. Edhe Jezusit i dhembi të na donte. Dhe që të sigurohej që ne do ta kujtojmë gjithnjë dashurinë e tij të madhe, ai e bëri veten bukë të jetës sonë, të na mëkojë urinë dhe dashurinë e tij, uri për Zotin, sepse ne jemi krijuar për atë dashuri. Kurrë s’mund të harroj vizitën time në atë shtëpi të prehjes, ku jetonin gjithë ata prindër të futur në një institucio­n të harruar. Kur shkova dhe i pashë që i kishin të gjitha, plot, dhe vura re se i mbanin sytë nga dera dhe nuk pashë asnjë të buzëqeshë, u ktheva nga motra pranë dhe e pyeta: Përse vallë këta njerëz që kanë gjithçka i mbajnë sytë nga dera? Përse nuk

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania