Gazeta Shqiptare

Një festë për Renzin, jo për BE

-

mbajtësen "Garibaldi". Por, ky nuk ishte synimi i aktiviteti­t. Synimi ishin pamje të bukura, të cilat e paraqesin Matteo Renzin si paraprijës në BE. Kancelarja gjermane dhe Presidenti francez mbetën dekor- zbukurues, aq më tepër kur ata nuk qenë në gjendje të paraqesin ide vërtet të reja. Angela Merkel merr pjesë në këtë marrëdhëni­e trianëtarë­she. Ajo i lëvdoi reformat ekonomike të Renzit pa ia plotësuar atij dëshirën e madhe për të marrë më tepër borxhe. Renzi e lëvdoi bujarinë e madhe të Merkelit. Gjithsesi, ajo ka pranuar tetë herë më shumë refugjatë se Italia. Janë miq mjaft të mirë të dy? Natyrisht, kjo mar- rëdhënie bëhet me llogari. Merkeli kërkon ta integrojë Renzin, të mos krijojë përplasje. Ajo ka nevojë për mbështetje­n e Italisë kur vjen puna për zgjidhje praktike për çështjen e refugjatëv­e, për raportin me Turqinë, për mbrojtjen nga terrori dhe për më shumë investime. Opozitë ajo ka mjaft nga shtete si Polonia dhe Austria. Pra, ajo lejon që te Renzi të përqendroh­et e gjithë vëmendja në atdheun e tij, për ta forcuar Renzin. BE nuk sheh alternativ­ë ndaj Renzit aktualisht në Itali. I forcuar në një mënyrë të tillë, kryeminist­ri dinamik guxon të largohet edhe nga një premtim në politikën e brendshme. Tani ai nuk do më që ta lidhë fatin e tij politik me një referendum për Kushtetutë­n në nëntor. Një mbrëmje para takimit të nivelit të lartë, Matteo Renzi deklaroi se do të mbetet me çdo kusht në post deri në zgjedhjet e rregullta, në mars 2018. Ai e ndien veten mjaft të fortë. Figura e mirë që ai bën në parketin evropian do ta ndihmojë që të shënojë pikë në shtëpinë e tij. Për Renzin, opereta e takimit të nivelit të lartë e Ventotenes ishte sukses. Bashkimin Evropian spektakli nuk e çoi vërtet përpara. Ai ndodhet në bankën e provës, siç vërejti Kancelarja Merkel. Diagnoza, e paqartë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania