Gazeta Shqiptare

Kukësi fiton Superkupën e Shqipërisë

Blutë meritojnë suksesin e parë sezonal. Barazimi i përkohshëm për kampionët u arrit nga Fukui Verilindor­ët thyejnë në Tiranë Skënderbeu­n 3- 1

- Jeton Selimi

Në qiellin e "Selman Stermasit", festa ësh të e tëra për Kukësin. Verilindor­ët e nisin sezonin me Superkupën e Shqipërisë, të parën në historinë e tyre dhe trajnerin Ernest Gjoka, që fiton menjëherë zemrat e tifozëve. Një fitore 3- 1 ndaj Skënderbeu­t me Dvornekovi­ç, Eminin dhe Pejiç që gjejnë rrjetën përbën padyshim fillimin më të mirë të mundshëm për Kukësin.

E nisnin me trajnerë të rinj këtë sezon të dyja skuadrat, më pak ndryshime në ekip për Kukësin, ku Ernest Gjoka hidhte në fushë Allën, Arbrin dhe Pejiç në sulm nga afrimet e verës, më shumë ndryshime te Skënderbeu ku debutonin Mici, Gavazaj, Fukui dhe surpriza Sergio në sulm përkrah Salihit me James në stol. Një ndeshje e nisur me synime të qarta për të sulmuar e shënuar nga të dyja skuadrat, edhe pse ishin pa shumë rrezik batutat e para në zonat e respektive. Në minutën e 17 goleadori Pejiç provon të bëjë njeriun asist për Eminin, por është vendimtare ndërhyrja e Radas në momentin e fundit. Ndeshja zhbllokohe­t në minutën e 26. Aksion i Kukësit me Jean Kariokën, që avancon pas një kontrasti me Jashanicën në të djathtë dhe kroson për Matia Dvornekovi­ç, i cili i lënë i lirë në shtyllën e dytë, kalon Kukësin në avantazh.

Feston Kukësi mes protestave të Skënderbeu­t, që kishte kërkuar faull në momentin e rrëzimit të Jashanicës në aksionin e golit, nuk ishte i këtij mendimi kryesori Jemini dhe është 10 për skuadrën e Gjokës. Megjithatë, reagimi i kampionëve është i menjëhersh­ëm, pas vetëm dy minutash Sergio Junior bën gjithçka vetë, i shërbyer në kufijtë e zonës i shmanget markimit, por i mungon vetëm finalizimi me topin që shkon jashtë. Nuk ka të njëjtin fat Koliçi në të 30', kur Skënderbeu gjen golin nga blerjet e verës, krosim i Micit dhe debutim me gol i Masato Fukuit.

1- 1 dhe gjithçka nga e para, por Koliçi është në lartësinë e duhur në të 37', ndërsa në shtesën e pjesës së parë goditja e Hamdi Salihit

është jashtë porte dhe pjesa e parë mbyllet në ekuilibër. Në fillimin e të dytës Skënderbeu është më kërkues. Në minutën e 60- të Fukui devijon në zonë për Salihin, që nuk arrin të mposhtë Koliçin. Në të 64'ën Gjoka nxjerr nga loja autorin e golit, Dvornekovi­ç për Grecën dhe është një lëvizje fituese, pasi është pikërisht 25- vjeçari që pason për Izair Eminin, Jashanica nuk arrin të devijojë sa duhet dhe tetovari kalon sërish Kukësin në avantazh.

2- 1 për Kukësin pas 75 minutash lojë, Skënderbeu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania