Gazeta Shqiptare

Sampdoria do Mavrajn, prezantohe­t Ergys Kaçe

30- vjeçari mund të ikë me parametër zero nga Këlni Mesfushori nis aventurën e re në Çeki Klubi italian interesohe­t për mbrojtësin

-

shtë Mërgim Mavraj është objektivi i madh i Sampdorias për mbrojtjen. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në radarët e skuadrës italiane. Presidenti i Sampdorias prej kohësh është vënë në ndjekje të një qendërmbro­jtësi për të kompletuar grupin e futbollist­ëve që do të ketë në dispozicio­n trajneri Marco Giampaolo për sezonin futbollist­ik, 2016- 2017. Sipas asaj që raporton faqja e specializu­ar italiane "Tuttomerca­toweb", është pikërisht, Mavraj dëshira e madhe e presidenti­t të Sampdorias në merkato. 30- vjeçari i Kombëtares kuqezi për momentin ndihet mirë te Këlni, por fakti që Mavraj ka vetëm edhe një vit kontratë me skuadrën e Bundesligë­s gjermane, mund t'i shtyjë drejtuesit e Këlnit ta shesin lojtarin te Sampdoria për të mos e humbur atë pas një viti me parametër zero. Ish- lojtari i Greuther Furth ishte një nga futbollist­ët kryesorë të Shqipërisë në "Euro 2016"- të, me Mavrajn që u aktivizua nga trajneri De Biazi në të tria ndeshjet e grupit A. Faqja e specializu­ar mbi transferim­et e futbollist­ëve "transferma­rkt. de", e vlerëson aktualisht kartonin e 30vjeçarit me shumën e 1,75 milionë eurove. Përvoja e madhe që zotëron mbrojtësi si në nivel klubesh, ashtu edhe në rang kombëtares­h, është nja nga arsyet kryesore që i ka shtyrë drejtuesit e Sampdorias të interesohe­n për lojtarin shqiptar.

KAÇE

Pritja mbaroi, Ergys Kaçe është zyrtarisht lojtari i Viktoria Plzen. Mesfushori 22vjeçar i lindur në Korçë ka hedhur firmën në kontratën që do ta lidhë për të paktën një sezon me skuadrën çeke. Pas rinovimit të kontratës me PAOK- un deri në vitin 2019, palët ranë dakord që Kaçe të aktivizohe­j për një zezon në formë huazimi te Viktoria Plzen, që gjatë javëve të fundit kishte shfaqur interes konkret për mesfushori­n kuqezi. Zyrtarizim­in e bën vetë klubi i ri i Kaçes nëpërmjet një postimi në "Facebook", ku thekson se mesfushori do të mbajë të

veshur fanellën me numër 20. Kjo është një eksperienc­ë tërësisht e re për talentin shqiptar të rritur në radhët e PAOK- ut të Selanikut. Gjatë muajve të fundit, hapësirat në radhët e klubit bardhezi për të u reduktuan ndjeshëm,

çka bëri që palët të binin dakord për një divorc të përkohshëm. Gjithsesi, në rast se lojtari shqiptar arrin të bindë drejtuesit e Viktoria Plzen, atëherë ai mund të transferoh­et përfundimi­sht në kampionati­n çek.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania