Gazeta Shqiptare

Tërmeti apokalipti­k, identifiko­hen viktimat e para, ja historitë e tyre

Mediat italiane publikojnë fotot e viktimave

-

Ora

03: 36 e 24 gushtit 2016 do të mbahet mend gjatë nga italianët, të cilët u përballën me katastrofë­n që shkaktoi tërmeti 6.2 ballë. Toka vijon të lëkundet në Italinë qendrore, ku tërmeti i së mërkurës ka lënë pas dhimbje pafund. Zonat më të goditura nga tërmeti janë Amatrice, Arquata del Tronto, Pescara del Tronto dhe Accumoli, ku tërmeti shkaktoi 241 viktima e shumë të plagosur. Mediat italiane kanë publikuar fotografit­ë dhe historitë e disa prej viktimave. Ana Huete, 26 vjeçe, me origjinë nga Granada në Spanjë. Ishte e fejuar me një italian dhe ndodhej në një nga zonat e prekura nga tërmeti, për të kaluar pushimet në familjen e të fejuarit. Marisol Piermarini, 18muajshe, u nxor e gjallë nga gërmadhat në Arquata del Tronto, por humbi jetën në spital. Prindërit e saj, Massimilia­no dhe Martina janë plagosur. Ata i kishin mbijetuar edhe tërmetit të 2009- ës që goditi L'Aquila- n. Ezio Tulli, 42 vjeç, ishte zv. drejtor i policisë rrugore në Aprilia. Vdiq në Amatrice bashkë me dy fëmijët e tij, 14 dhe 12 vjeç. Arianna Masciarell­i, 15 vjeçe, kishte shkuar në Pescara del Tronto për të kaluar pushimet te gjyshërit e saj. Ajo priste të niste studimet në liceun artistik të Pome- zia- s, në provincë të Romës, aty ku jetonte. Fabrizio Trabalza, 45 vjeç dhe Paola Rascelli, 43 vjeç, humbën jetën në shtëpinë e tyre në Amatrice. Fabrizio ishte webmaster i organizatë­s "Acti- Roma". Alessandro Neroni, 42 vjeç, punonte si parukier në Civitanova Marche. Vdiq në Amatrice, nën rrënoja, në shtëpinë e prindërve të tij. Nadia Magnanti, 44 vjeçe, vdiq bashkë me djalin e saj Lorenzo, në shtëpinë e tyre në Amatrice. Bashkëshor­ti i saj shpëtoi mrekullish­t. Tiziana Lo Presti, 60 vjeçe, ishte funksionar­e e Mbrojtjes Civile. Ajo vdiq në Saletta, zonë e Amatrice- s, ku kishte shkuar për t'i qëndruar pranë nënës së saj, e cila ishte shtruar në spital. Tiziana humbi jetën, ndërsa nëna e saj shpëtoi.

Pas ngjarjes tragjike, ka nisur edhe një hetim nga ana e prokuroris­ë. Një tërmet gjyqësor me origjinë nga tërmeti i vërtetë: Është ky termi që po përdoret për hetimet e prokuroris­ë, për shkatërrim të qëllimshëm pas tërmetit. Një hetim i cili sipas të gjitha gjasave do të flasë për përdorimin e fondeve publike të ndara për ndërtesa publike dhe private, por që nuk janë shpenzuar. Nuk është vetëm shkolla "Romulus Capranica", e rinovuar në vitin 2012, e cila u shemb si një kështjellë rëre. Është edhe spitali, për të cilin ishin gati dy milionë euro, por që kurrë nuk u restaurua. Edhe bashkia e qytetit, gjithashtu u shemb, fondet në dispozicio­n ishin gati, edhe pse u shmangën për

diçka tjetër. Sipas prokuroris­ë janë disa raste, të cilat do të marrin zgjidhje vetëm pas hetimit. Pas tërmetit në L'Aquila në vitin 2009, qeveria italiane, në bashkëpuni­m me Mbrojtjen Civile, ka vënë në dispozicio­n 965 milionë euro për restaurimi­n e ndërtesave publike sipas rregullave antisizmik­e. Fondi parashikon­te nga dyqind euro për metër katror për rinovimin e ndërtimit të qendrave historike, sidomos atyre që janë më në rrezik. Megjithatë shumë nga këto fonde nuk janë kërkuar, edhe për shkak të burokracis­ë. Midis Accumoli- t dhe Amatrice- s, ku rreziku sizmik ishte gjithashtu i lartë ( dhe të gjithë e dinin atë), nuk është shpenzuar asnjë euro, nga katër milionë të akorduara për vitin 2015- 2016.

 ??  ??
 ??  ?? Disa prej viktimave të tërmetit
Disa prej viktimave të tërmetit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania