Gazeta Shqiptare

"Shteti të sjellë trupin e pajetë të Erjonit"

Xhaxhai i viktimës: Jemi shokuar nga vdekja e nipit në Itali. Ja si i mbijetuan tërmetit të ' 81- shit prindërit e tij Pëllumb Toro: Gruaja e tij ka humbur këmbët, nënën e ka shumë të sëmurë

- Alfred Guraj

FIER emi tronditur nga gjëma që ndodhi në Itali. Lajmi për vdekjen e Erjonit na ka shokuar. Prisnim që këto ditë ai së bashku me gruan dhe dy vajzat të vinte për pushime në vendlindje, por morëm lajmin e kobshëm për humbjen e tij. Ne i bëjmë apel shtetit që të na sjellë sa më shpejt trupin e tij në Shqipëri për të kryer ceremoninë mortore, pasi nëna e Erjonit është në gjendje të rëndë shëndetëso­re". Kështu deklaroi dje xhaxhai i 34- vjeçarit Erjon Toro, i cili dy ditë më parë humbi jetën nga tërmeti që goditi Italinë qendrore. Me lot në sy, Pëllumb Toro nga fshati Kurjan i Fierit tha se lajmin e hidhur e mësuan nga daja i viktimës. Ndërkaq, Pëllumb Toro tha se dhimbja e tyre është shtuar më shumë, pasi bashkëshor­tja e nipit të tij, Elsa Toro ka humbur të dyja këmbët, pas një operacioni në vendin fqinj. Sipas tij, i vetmi ngushëllim për ta është fakti se tragjedisë i kanë mbijetuar dy vajzat 9 dhe 4 vjeçe të 34- vjeçarit. Ndërkohë, në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", xhaxhai i viktimës tha se nipi i tij ( punonte në ndërtim) kishte mbi 16 vjet që jetonte me familjen e tij në Itali. Pëllumb Toro falënderoi ambasadën shqiptare në vendin fqinj, e cila iu është gjen-

Jdur afër dhe i ka ndihmuar. Gjithashtu, ai pohoi se 35 vjet më parë, tërmeti shembi shtëpinë e prindërve të Erjonit, por fatmirësis­ht pjesëtarët dhe të afërmit e familjes Toro shpëtuan të gjithë.

Si e morët vesh lajmin për vdekjen e Erjonit?

"Dje në mëngjes ( të mërkurën) morëm vesh për tërmetin që kishte rënë në Italinë qendrore. Fillimisht na thanë se nuk kishte viktima në komuniteti­n e shqiptarëv­e që jetojnë atje, ndaj u qetësuam. Më pas filluam t'u binim telefonave, por nuk po arrinim të kontaktoni­m me të afërmit tanë. Rreth mesditës, na telefonoi daja i Erjonit, i cili na tha se Erjoni na kishte lënë. Mësuam se i kishte rënë një pllakë e madhe betoni përsipër. U tronditëm nga humbja e tij, pasi ishte djalë i vetëm, vëlla i tri motrave.

Po për pjesëtarët e Tërmeti

në Amatrice për pak më mori jetën, por një ' hero' më shpëtoi nga gërmadhat, duke rrezikuar jetën e tij". Këtë rrëfim e bën murgesha shqiptare, Mariana. 32- vjecarja ndodhej në Amatrice në konventën "Don Minozzi" të fshatit. "Një djalosh i zonës rrezikoi jetën e tij për të më shpëtuar. Një gjest heroik, që Zoti do ia shpërblejë", thotë Mariana. Ajo u shpëtua nga ndihma e shpejtë, ndërkohë që në manastirin e murgeshave po gërmohet ende pasi nga apeli i bërë, rezultojnë ende persona të zhdukur. "Kur gjithçka nisi të lëkundej, e kuptova që ishte tërmet. U ngrita nga shtrati dhe po kërkoja ndihmë nga ballkoni, shihja njerëzit sesi dilnin nga banesat. Por, ndërsa bërtisja, gjithçka sipër meje dhe rreth e rrotull po rrëzohej. Mbeta aty në dhomë. Kërkoja ndihmë dhe gjithçka shembej e rrëzohej, gurë, 35 vjet më parë, familja Toro nga fshati Kurjan i Fierit i ka mbijetuar një tërmeti. Një vit para se të lindte Erjon Toro, shtëpia e prindërve të tij është shembur në tokë. Fatmirësis­ht, pjesëtarët e familjes Toro shpëtuan të gjithë. Ndërkohë që, tërmeti i dy ditëve më parë në Italinë qendrore i mori jetën emigrantit 34- vjeçar, ndërsa gjymtoi rëndë bashkëshor­ten e tij.

familjes së nipit tuaj çfarë ju thanë?

Pasi morëm lajmin për vdekjen e Erjonit, ne kemi kontaktuar vazhdimish­t me të afërmit tanë në Amatrice të Italisë. Ata na treguan se trupi i nipit ishte hekura. Gjithë natën qëndrova nën shtrat dhe një djalosh që flinte këtej rrotull më dëgjoi teksa kërkoja ndihmë. Më nxori nga aty duke rrezikuar jetën e tij. Pastaj dëgjuam zërat e tjerë që thërrisnin ' ndihmë', shkonim aty dhe nxorëm një Pjesëtarë të familjes Toro dje bënë me dije se ata prisnin që këto ditë, Erjoni të vinte në vendlindje së bashku me gruan dhe dy vajzat. Ata u shprehën se 34- vjeçari kujdesej shumë për familjen e tij, sidomos për të ëmën, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë. Mësohet se disa javë më parë, nëna e viktimës kishte qenë tek i biri, i cili kishte bërë gjithçka që ajo të merrte ndihmë mjekësore në vendin fqinj.

nxjerrë nga rrënojat dhe se ishte dërguar në morg. Tashmë pritet që të kryhen të gjitha procedurat në mënyrë që trupi i tij të vijë në Shqipëri. Gjithashtu, të afërmit na thanë se dy vajzat e mitura të Erjonit dhe bash- tjetër të mbijetuar". Murgesha shqiptare thotë se momentet e shpëtimit të të mbijetuarv­e ndodhnin në çast dhe ishte e frikshme kur nuk mund të ndërhyje dot. "Më i frikshëm ishte momenti kur dikush thërriste nga poshtë gër- këshortja e tij, Elsa ndodheshin në spital. Sipas tyre, vajza e madhe 9 vjeçe ka thyer njërin krah, ndërsa ka marrë goditje edhe në kokë. Ajo ndodhet në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja shëndetëso­re ka ardhur duke u përmirësua­r. Sa i përket vajzës së vogël 4- vjeçare, fatmirësis­ht nuk ka pësuar asnjë goditje dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetëso­re.

Po për bashkëshor­ten e Erjonit, çfarë ju thanë dhe a keni kontaktuar me të?

Nuk kemi folur me nusen e Erjonit, pasi ajo është në spital dhe gjendja nuk paraqitet e mirë. Fillimisht na thanë se kishte thyerje në të dyja këmbët dhe se gjendja e saj shëndetëso­re ishte stabilizua­r. Por sot ( dje), të afërmit tanë atje na lajmëruan në telefon se gruaja e Erjonit i ka humbur të dyja këmbët. Nuk e dimë arsyen se çfarë i ka shtyrë mjekët italianë që t'i presin këmbët, mbase ishte mënyra e vetme për t'i shpëtuar jetën. Nuk dimë çfarë të themi tjetër.

A keni kontaktuar me përfaqësue­s të ambasadës shqiptare në Itali?

Përfaqësue­s të autoritete­ve shqiptare në Itali janë treguar të gatshëm për t'u dhënë ndihmë të dëmtuarve nga tërmeti. Ambasada jonë atje po bën një punë të mirë, dhe ne i falënderoj­më për këtë. Madje kanë lënë edhe një numër kontakti, për çdo problem që të afërmit tanë mund të kenë atje.

Çfarë kërkoni nga shteti shqiptar?

Ne i bëjmë apel shtetit që të bëjë të pamundurën për kryerjen e të gjitha procedurav­e me qëllim që trupi i pajetë i Erjonit të vijë sa më shpejt këtu në vendlindje. Ne jemi të gatshëm që edhe me shpenzimet tona të bëjmë të mundur sjelljen e trupit në Shqipëri. Ne kemi hapur dyert e mortit, por kemi edhe një arsye tjetër që kërkojmë me ngut kthimin e trupit të pajetë të nipit.

Mund të na thoni se cila është arsyeja?

Nëna e Erjonit, Meriemia është e sëmurë me kancer, por edhe probleme të tjera. Aktualisht atë jemi duke e mbajtur me ilaçe, në mënyrë që gjendja e saj të mos përkeqësoh­et edhe më tepër. Ndaj dhe këmbënguli­m që trupi të vijë sa më shpejt e të kryhet ceremonia mortore.

 ??  ?? Qyteti i Amatrices pas tërmetit
Qyteti i Amatrices pas tërmetit
 ??  ?? Xhaxhai i viktimës, Pëllumb Toro duke folur për “GSH”
Xhaxhai i viktimës, Pëllumb Toro duke folur për “GSH”
 ??  ?? 34- vjeçari Erjon Toro me bashkëshor­ten
34- vjeçari Erjon Toro me bashkëshor­ten
 ??  ?? Murgesha shqiptare, Mariana
Murgesha shqiptare, Mariana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania