Gazeta Shqiptare

Fushata në Dibër, Basha e Mustafaj sot përkrah në mitingun prezantues

Ish- ministri i Jashtëm rikthehet në PD pas 7 vitesh mungesë "Sherefedin Shehu, zgjedhje e shkëlqyer për Dibrën"

-

Besnik Mustafaj rik thehet në PD pas një shkëputjej­e të gjatë, tashmë përmes angazhimit aktiv në fushatën elektorale të kandidatit të djathtë, Sheferedin shehu. Pas largimit prej më shumë se shtatë vitesh nga Parlamenti, ishministr­i i Jashtëm dhe deputeti i PD- së, Besnik Mustafaj rikthehet për t'i dhënë mbështetje të fortë kandidatit të opozitës për postin e kryebashki­akut të ri të Peshkopisë. Në një status në faqen e tij në "Facebook", Mustafaj shkruan se do të bëhet pjesë e fushatës së Sherefedin Shehut për Bashkinë e Dibrës. Z. Mustafaj vlerëson figurën e kandidatit Shehu në rrjete sociale. Mustafaj është zotuar se do të jetë pjesë aktive në mbështetje­n e kandidatit të opozitës, Sherefedin Shehu dhe këto ditë do të marrë pjesë në takimet me banorët e Dibrës, si dhe do të jetë i pranishëm në mitingun e madh prezantues që zhvillohet sot në Dibër. Besnik Mustafaj do të jetë përkrah kreut të PD- së, Lulzim Basha paraditen e sotme në mitingun e madh që do të zhvillohet në Peshkopi. Z. Basha mësohet të ketë udhëtuar që pasditen e djeshme drejt Dibrës për të shprehur mbështetje­n e kandidatit të opozitës. Ndërsa mbështetje­n e tij Mustafaj e lajmëroi vetë dje përmes një statusi në "Facebook". "Disa miq, pjesëmarrë­s në lëvizjen për demokraci në fillimet e saj, më thonë se në Dibër këto ditë po ndodh diçka e ngjashme me çfarë kemi jetuar njëzet e pesë vite më parë: po ngjallet shpresa. Bashkë me mikun tim Lulzim Ndreu, pasardhës i denjë i të madhit Elez Isufi, po shkojmë ta sho-

him në vend këtë mrekulli dhe ta përshëndes­im Sherefedin Shehun", shkruan Mustafaj. Menjëherë pas zyrtarizim­it nga PD të kandidatur­ës së z. Shehu, Besnik Mustafaj u shpreh se kandidimi i Sherefedin Shehut për kryetar të Dibrës ishte një zgjedhje e shkëlqyer. Edhe pse një nga zërat kritikë në PD, Mustafaj e çmon zgjedhjen e Shehut si kandidat për Bash-

kinë e Dibrës. Në një postim në rrjetet sociale, Mustafaj e vlerëson Sherefedin Shehun. "Një zgjedhje e shkëlqyer për Dibrën nga ana e PD. Sigurisht një sakrificë e madhe për vetë Sherefedin Shehun, por nga ato sakrifica që e rrisin atë si politikan, në sytë e dibranëve dhe të mbarë shqiptarëv­e", është shprehur para disa ditësh në "Facebook", Mustafaj.

 ??  ??
 ??  ?? Kandidati Sherefedin Shehu gjatë takimit me banorët e Zall Dardhës
Kandidati Sherefedin Shehu gjatë takimit me banorët e Zall Dardhës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania