Gazeta Shqiptare

Shehu: Basha më premtoi se do bëjmë Rrugën e Arbrit

-

i PD për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Sherefe din Shehu zhvilloi takimin e tij elektoral në zonën e Zall Dardhës. Z. Shehu theksoi se prioritet i kryeminist­rit nuk janë investimet për Dibrën, por punët që sjellin të ardhura për të dhe miqtë e tij. Kandidati Shehu solli sërish në vëmendje rastin e shëtitores së Dibrës ku po harxhohen miliona dollarë vetëm për t'u hedhur hi syve të dibranëve në prag të zgjedhjeve. "I bëjnë punët vetëm për të futur ca lekë në xhep, i bëjnë punët për të mbajtur karrigen, për të blerë vota dhe shpresojnë se ndoshta dibranëve mund t'ua marrin edhe një herë mendjen. Por, juve nuk mund t'ua marrë mendjen me bulevardin e Peshkopisë", deklaroi z. Shehu. Më tej, kandidati i djathtë u shpreh se Dibra ka një potencial të madh turistik, i cili kërkon investime për të sjellë punësim dhe mirëqenie për banorët". Turizmi kërkon projekte të mëdha. Unë një pjesë e kam dhe flas për rrugën që shkon në Reçë, rrugën që shkon në Lurë, rrugën që shkon në Bjeshkët e Korabit, rrugën që shkon në Bjeshkët e Bellovës dhe të Radishtit. Zgjidhja më e madhe do të jetë Rruga e Arbrit. Lulëzim Basha kur ma ngarkoi këtë detyrë tha: Ne të dy do të bëjmë Rrugën e Arbrit", tha z. Shehu.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania