Gazeta Shqiptare

Gjiknuri, në Dibër krah Ramës: S'ka përçarje koalicioni

-

Kandidati

i PS- së, Mu harrem Rama, vijoi dje fushatën në njësinë administra­tive të Melanit dhe në fshatrat e tij. Rama premtoi përfundimi­n e rrugës në fshatin Pjekë, rregullimi­n e qendrës shëndetëso­re me një projekt izraelit, ashtu sikurse rikonstruk­sionin e shkollës. "Do të sistemojmë kanalet vaditëse dhe ato të ujërave të zeza. Do të zgjidhim problemin e transporti­t të fëmijëve të shkollës 8- vjeçare, duke vendosur një mjet lëvizjeje për fshatrat. Do të bëjmë lidhjen e rrjetit infrastruk­turor. Do të sistemojmë rrugën e Ilnicës, duke pasur edhe prioritet turizmin malor dhe zbutjen e varfërisë në atë zonë. Në mbështetje të zhvillimit të bujqësisë do të ngremë një pikë për grumbullim­in e frutave. Këto janë premtime të vogla. Por, më mirë t'u japim premtime të vogla dhe t'i realizojmë", deklaroi z. Rama. Në këtë takim, kandidati shoqërohej prej koordinato­rit të Kryesisë së Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës, z. Damian Gjiknuri. Ministri Gjiknuri tha se e majta ka një koalicion shumë të gjerë dhe mbështetje popullore, çka e tregoi dhe mitingu i së martës. "Edhe mesazhet ishin të qarta. Nuk ka përçarje. Zgjedhja është shumë e thjeshtë, numri 1 në fletën e votimit", u shpreh Gjiknuri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania