Gazeta Shqiptare

"Ebert": Demokracia, pjesë e jetës së përditshme

-

ditën e tretë të kampingut të LRI- së në Jalë, pjesë marrësit bashkëbise­duan me drejtorin e fondacioni­t "Fridrish Ebert" në Shqipëri dhe deputetin e Partisë Sociali Demokrate të Suedisë, Adnan Dibrani. I ftuar për diskutim ka qenë drejtori i fondacioni­t "Fridrish Ebert" në Shqipëri, Frank Hantke, i cili i ftoi të rinjtë të punojnë çdo ditë për një jetë më të mirë të komuniteti­t të tyre, pasi demokracia sipas tij, është pjesë e jetës së përditshme. "Nuk mund të flasim për socialdemo­kracinë pa folur së pari për demokracin­ë. Po çfarë është demokracia për ne? Demokracia nuk është vetëm një model që jepet nga disa liderë të ndryshëm apo nga disa ekspertë. Demokracia është diçka që ne bëjmë pjesë nëse vërtetë funksionon. Demokracia është pjesë e jetës së përditshme, nuk është vetëm një libër i mbushur me rregulla. Demokracia është më tepër se kaq", tha ai.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania