Gazeta Shqiptare

Shpërthen me eksploziv autobusi i një agjencie funeralesh

Edmond Rexhepi: S'kam konflikte. Raportohen vetëm dëme materiale Policia shoqëron një person, banorët: U tmerruam

-

Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar mëngjesin e djeshëm në Tiranë, në autobusin e një agjencie funeralesh. Burime pranë policisë bënë me dije se lënda plasëse ishte vendosur në mjetin tip "Setra" me ngjyrë të kuqe e me targë AA 940 CG, në pronësi të Edmond Rexhepit. Ngjarja ndodhi rreth orës 03: 35, në rrugën "Kongresi i Manastirit". Konkretish­t, eksplozivi ishte vendosur në njërën nga rrotat e pasme të mjetit, ku për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Po ashtu, si pasojë e shpërthimi­t u dëmtua lehtë edhe një mjet tjetër i cili ishte i parkuar pranë autobusit si dhe janë thyer xhamat e apartament­eve të katit të parë. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes nisi punën për identifiki­min e autorëve, ndërsa në Komisariat­in Nr. 4 u shoqërua një person me iniciale E. D., i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë shumë pranë vendit ku ndodhi shpërthimi. Mësohet se ky person ka pohuar në polici se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Burime pranë hetuesve të çështjes bënë me dije se pista kryesore e hetimeve është përqendrua­r në faktin se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të konkurrenc­ës. Ndërsa, vetë pronari i mjetit si dhe vëllai i tij kanë pohuar në polici se nuk kanë konflikte me asnjë person. Ndërsa në vendin e ngjarjes policia gjeti një kapele, e cila dyshohet të jetë e autorit.

KAMERAT

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, uniformat blu sekuestrua­n pamjet filmike të një kamere sigurie për të bërë të mundur edhe identifiki­min e autorit. Burimet e sipërpërme­ndura sqaruan se pranë autobusit vihet re duke u afruar një person i veshur me një palë treçerekës­he dhe një këmishë të gjerë dhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania