Gazeta Shqiptare

Atentati në burgun e Vaqarrit, lihen në burg dy kushërinjt­ë

Shënjestra e sulmit me snajper ishte Gazmir Daci

-

në kokë mbante një kapele. Autori ulet në gomën e pasme të autobusit dhe sapo ndez fitilin e kallëpit të tritolit, largohet menjëherë po nga i njëjti drejtim që u afrua. Të njëjtat burime thanë më tej se personi që shfaqet në video ngjason me një nga banorët e zonës. Lidhur me këtë fakt, burime konfidenci­ale thanë për gazetën se janë duke hetuar nëse pronari i mjetit, Edmond Rexhepi apo vëllai i tij kanë ndonjë konflikt të mundshëm.

BANORËT

Të pyetur nga "GSH", banorët e zonës shprehen se në momentin që kanë dëgjuar shpërthimi­n, kanë qenë në gjumë, dhe janë tronditur nga zhurma e fortë. "Ishim në gjumë kur ndodhi shpërthimi. Kam dalë në dritare për të parë se çfarë ndodhi, pasi zhurma ishte tepër e fuqishme. U tmerruam", - thotë një grua, e cila banon në apartament­in pranë vendit ku ishte parkuar autobusi. Apeli

i Krimeve të Rën da la dje në burg dy kushërinjt­ë Ergys Kolaveri dhe Enea Caka, të cilët akuzohen si autorë të dyshuar të sulmit me snajper në burgun e Vaqarrit. Ngjarja u shënua më 30 korrik të këtij viti, ku gabimisht mbeti i plagosur lehtë kosovari Lili Duraj, i cili ndodhej në burg për dhunë në familje. Vetëm një ditë më pas, policia tha zyrtarisht se shënjestra e atentatit ishte Gazmir Daci, i cili ndodhet në masën "arrest në burg", për veprat penale "Vrasje me dashje", "Vrasje e ngelur në tentativë" dhe "Armëmbajtj­e pa leje". Më 4 nëntor të vitit të shkuar, Daci ka vrarë me armë zjarri shtetasin Valmir Kolaveri dhe plagosur rëndë vëllain e tij Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar ( vëllezër të të dyshuarit Ergys Kolaveri). Konflikti mes palëve dyshohet se e ka zanafillën në një sherr të ndodhur në Francë, për prishje pazaresh për trafik klandestin­ësh. Ndërkohë, nga hetimet ka rezultuar se për ngjarjen në burgun e Vaqarrit, autor i sulmit dyshohet të jetë Ergys Kolaveri, ndërsa kushëriri i tij Enea Caka e ka ndihmuar. Ata akuzohen për "vrasje të mbetur në tentativë", për gjakmarrje. Dy kushërinjt­ë kanë pohuar para hetuesve të çështjes se nuk kanë lidhje me atentatin në burgun e Vaqarrit, duke kërkuar kështu lirimin e tyre nga burgu.

 ??  ?? Autobusi ku u vendos lënda plasëse
Autobusi ku u vendos lënda plasëse
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania