Gazeta Shqiptare

Ish- prokurorja Ina Rama, drejt Strasburgu­t si anëtare e gjykatës

Tre gjyqtarë për Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut

-

Ish- kryeprokur­orja Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetues­e Sokol Berberi dhe juristi Gent Ibrahimi janë përzgjedhu­r si kandidatë për t'u zgjedhur gjyqtarë të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual. Zgjedhja do të bëhet me votim në Asamblenë Parlamenta­re të Këshillit të Europës në tetor të këtij viti. Pasi Këshilli i Europës i kërkoi qeverisë shqiptare paraqitjen e listës me tre kandidatur­a, u bë edhe thir- rja për aplikim, së cilës iu përgjigjen 11 emra. Komisioni përzgjedhë­s përbëhet nga Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani. Sipas burimeve të "Top Channel", pavarësish­t emrave të njohur në komision dhe në përzgjedhj­e, qeveria duket se ka vendosur t'i rrijë larg procesit. Komisioni përzgjedhë­s thirri kandidatët në një fazë të dytë dhe vetëm 6 prej tyre janë paraqitur. Për shkak të hyrjes në fuqi të ndryshimev­e kushtetues­e, komisioni, veç kërkesave të legjislaci­onit aktual, u kërkoi kandidatëv­e që vazhduan garën edhe vërtetimin e dorëzimit të formularit të vetëdeklar­imit për garantimin e integritet­it, si dhe kërkoi nga ILDKPKI- ja informacio­n mbi verifikimi­n e deklarimit të pasurisë. Në përfundim nuk u skualifiku­a asnjë nga kandidatët, por për arsye ligjore komisioni ad- hoc propozoi listën me tre kandidatë, Sokol Berberi, Gent Ibrahimi dhe Ina Rama. Në fazën e parë dhe të dytë kishte shprehur interes dhe kishte aplikuar për këtë post edhe zoti Xhezair Zaganjori, aktualisht kryetar i Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar të lërë detyrën duke u përzgjedhu­r anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

 ??  ?? Ish- prokurorja Ina Rama
Ish- prokurorja Ina Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania