Gazeta Shqiptare

Vdekja e Gjoklajt në Sharrë, lirohet përgjegjës­i i firmës

-

Gjykata

e Apelit Ti ranë vendosi të lërë në "arrest shtëpie" Besnik Brahën, përgjegjës­in e firmës "3R", e cila menaxhon landfillin e Sharrës, vend ky ku u gjet i pajetë 17- vjeçari Ardit Gjoklaj. Në Apel, ankimimi u bë nga avokatët e 53- vjeçarit Braha. Ndërsa, sot Gjykata e Apelit do të shqyrtojë masën e sigurisë për Edmond Kallarin, i cili ishte drejtuesi i ekskavator­it me të cilin u shtyp 17- vjeçari, si dhe për Dëfrim Hakramën, përgjegjës­in e turnit në Sharrë. Ndërkaq, më 10 gusht Gjykata e Tiranës la në "detyrim paraqitjej­e" përgjegjës­in e punonjësve, Bujar Daja. Ndërsa vijon të mbetet ende në kërkim administra­tori i firmës "3R", Edurim Teqa. Pasditen e 7 gushtit, 17- vjeçari u gjet i pajetë në Sharrë, në landfilld, ku kishte filluar punë në sektorin e seleksioni­mit. I riu u gjet i mbuluar me plehra dhe me dëmtime të shumta në të gjithë trupin, ndërsa dyshohet se është aksidentua­r për vdekje nga një mjet tip "Ekskavator me kova", gjatë punës në landfill. Ndërkohë, ditën e djeshme, Partia Demokratik­e vijoi sërish me akuzat ndaj kryebashki­akut të Tiranës, Erjon Veliaj, lidhur me këtë ngjarje. Sekretarja e Marrëdhëni­eve me Publikun, Grida Duma solli në vëmendje një video ku flet kryebashki­aku Veliaj. "Dëgjojeni pak thirrjen publike të këtij që sot hesht, censuron mediat e që po bllokon zbardhjen e së vërtetës për aferën e madhe kriminale e korruptive të landfillit të Sharrës", - tha Duma. Menjëherë pas akuzave të PD- së, reagoi edhe Bashkia e Tiranës. Me anë të një komunikate për mediat, bashkia thekson se çdo ditë po haset me sulme politike. "Çdo ditë përballemi me sulme politike, të cilat nuk i shërbejnë as punës sonë të përditshme, as qytetit tonë. Këto sulme bëhen edhe më absurde kur vijnë pikërisht nga ata njerëz që për katër vite me radhë zgjodhën të flinin gjumë, duke e lënë qytetin në mëshirë të fatit e që për 4 vjet nuk zgjidhën, edhe pas shumë aksidentev­e, çështjen e landfillit të tejmbushur të qytetit, i cili për faj të po këtyre njerëzve kishte degjenerua­r në një fushë- betejë për grumbullue­sit e mbetjeve", thuhet në reagimin e Bashkisë së Tiranës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania