Gazeta Shqiptare

Tentoi të vriste, arrestohet Alfred Skonja nga Fushë- Kruja

-

DURRES - Policia e Durrësit dje ka vënë në pranga 29vjeçarin Alfred Skonja nga Fushë- Kruja, pasi dyshohet se prej një jave ka ndjekur një biznesmen nga qyteti bregdetar për ta ekzekutuar. Ndërhyrja në kohë e bluve ka parandalua­r krimin, ndërsa është shpallur në kërkim dhe bashkëpunë­tori i të riut. Mësohet se falë hetimeve me metoda speciale dhe gjurmimi fizik prej disa ditësh i Skonjës ka bërë të mundur kapjen e tij dhe dokumentim­in e krimit që pohohet se ai do të kryente në Durrës. Burime zyrtare nga Drejtoria e policisë së këtij qarku dje bënë me dije se më datë 26.07.2016, Alfred Skonja në bashkëpuni­m me një shtetas tjetër në Fushë- Krujë, kishte vjedhur automjetin tip "Wolksvagen" me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në fshatin Zhejë të Kurbinit. Ndërsa, targat i përkasin mjetit tip "Peugeot" në pronësi të shtetases R. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18 korrik të këtij viti. Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24 gusht, rreth mesditës, pranë lumit Erzen. Po të njëjtat burime u shprehën se Skonja është një person me precedent të mëparshëm penal, ndërsa pritet dëshmia e tij për të hedhur dritë mbi motivet se përse do ta vriste personin nga Durrësi. Burime konfidenci­ale deklaruan për "GSH" se personi që do të vriste 29- vjeçari është një biznesmen, por për arsye hetimore emri i tij nuk bëhet i ditur. Mësohet se denoncimi i këtij të fundit në polici se ishte kërcënuar nga Alfred Skonja ka çuar në parandalim­in e krimit. Sipas policisë së Durrësit, i riu nga Fushë- Kruja dhe bashkëpunë­tori i tij kishin planifikua­r që pas vrasjes të largoheshi­n me makinën e vjedhur, të cilën do ta digjnin.

 ??  ?? Gjatë arrestimit të 29- vjeçarit
Gjatë arrestimit të 29- vjeçarit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania