Gazeta Shqiptare

Apeli i nënës së 8- vjeçarit: Zonja Nikolla, mos ma lër djalin pa shkollë

Ligji, arsimi është falas, për raste të veçanta parashikon arsimim në kushtet e shtëpisë MAS: Në kontakt me shkollat private për ta sistemuar

-

do fëmije, pavarësish­t gjinisë, racës apo af tësisë së kufizuar, i garantohet e drejta e arsimimit, dhe në institucio­net publike arsimimi ofrohet falas. Kjo gjë do ishte normale po të zbatohej ligji, por rrallëherë ndodh kështu në vendin tonë! Prindërit që kanë fëmijët me aftësi të kufizuar shpeshherë detyrohen t'u drejtohen institucio­neve private kundrejt pagesave të kripura për të bërë të mundur arsimimin e fëmijëve të tyre. Këtë problem po përjeton edhe familja Hasanllari, e cila ka një fëmijë 8- vjeçar, i cili vuan nga një anomali që ka të bëjë me deformimin e kockave të këmbëve ( osteogenes­is imperfecta). Leart Hasanllari, apo Leo si e njohin, vitin e shkuar iu nënshtrua një operacioni i cili i dha shpresë së do të ecë. Por fatkeqësis­ht, edhe pse është 8 vjeç, nuk ka mundësi të ndjekë shkollën. Edhe pse prindërit e tij u janë drejtuar shumë institucio­neve publike dhe private, drejtuesit e këtyre institucio­neve u kanë mbyllur derën duke i përcjellë me fjalët "kur ke fëmijë të sëmurë, mos e ço në shkollë fare, por mbaje në shtëpi, se shkollat tona nuk janë për fëmijë të sëmurë". E pra, ëndrrat e një fëmije dhe të prindërve të tij për të nisur klasën e parë, edhe pse një vit me vonesë, nuk mund të plotësohen, pasi institucio­net janë të papërgjegj­shme dhe nuk respektojn­ë ligjet. Faktikisht, e kontaktuar nga "GSH", Ministria e Arsimit ka deklaruar se ka marrë kontakt me familjen dhe po shikojnë mundësitë për sistemimin e Leos në shkollë. Edhe pse prindërit e tij kanë thënë se kanë pasur një telefonatë nga një punonjëse e ministrisë, por jo vetëm që nuk iu prezantua kush ishte, por edhe telefonatë­n ua kanë ndërprerë përgjysmë, edhe pasi e ëma e Leos i ka nisur

Zyrtarisht Ministria e Arsimit ka deklaruar për "GSH" se kanë kontaktuar me familjen Hasanllari dhe po shikohen mundësitë për regjistrim­in e tij në shkolla private, pasi ata ofrojnë kushte më të përshtatsh­me për fëmijët me probleme fizike. "Për shkak të gjendjes së fëmijës, duhet një shkollë që të ofrojë kushte të përshtatsh­me. Drejtoria e Arsimit Parauniver­sitar në MAS po kontakton me shkollat private që ofrojnë kushte më të mira dhe do ua përcjellë prindërve të fëmijës në mënyrë që ata të zgjedhin shkollën që iu përshtatet më shumë. Normalisht çdo fëmijë ka të drejtën të shkojë në shkollë, askush nuk mund ta pengojë". Por a është kjo zgjidhja: një shkollë private? Përse një familje duhet të paguajë para shtesë kur Ministria e Arsimit, Drejtoria Arsimore Rajonale e Tiranës e kanë detyrë ligjore t'i ofrojnë çdo fëmije kushtet për arsimim falas në institucio­ne publike?! Gjë kjo që përcaktohe­t në nenin 5 të Ligjit për Sistemin Arsimor Parauniver­sitar. Më tej, nëse ti si MAS nuk i plotëson dot këto kushte sa i përket infrastruk­turës, plotësoji këtij fëmije ato që përcaktohe­t në nenin 17 të ligjit të sipërcitua­r: Arsimimi në kushtet e shtëpisë. "Zonja ministre e Arsimit, Lindita Nikolla, mos ma lër djalin pa shkollë" - ky është apeli që mamaja e Leos ka përcjellë për ministren Nikolla nëpërmjet "Gazetës Shqiptare".

 ??  ?? 8- vjeçari, Leart Hasanllari Faksimile e SMS- së që mamaja e 8- vjeçarit i ka nisur përfaqësue­sit të MAS
8- vjeçari, Leart Hasanllari Faksimile e SMS- së që mamaja e 8- vjeçarit i ka nisur përfaqësue­sit të MAS
 ??  ?? Faksimile e aktit normativ për arsimin parauniver­sitar, fëmijët me aftësi të kufizuar
Faksimile e aktit normativ për arsimin parauniver­sitar, fëmijët me aftësi të kufizuar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania